Përfundon turneu ndërkombëtar i kategorisë U12 “Tirana Open”, i organizuar nga Tennis Europe dhe Federata Shqiptare e Tenisit, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”.
Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Daniil VALTER ndjekur nga Marko ALEKSOVSKI nga Maqedonia e Veriut në vendin e dytë me rezultatin 6-4, 6-4.
Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Lydia PANAGIOTIDOU nga Greqia kundrejt Marina MARKINA nga Letonia me rezultatin 3-6, 6-2, 10-1.
Ne kategorinë Djem Doubles fitues dolën Vincenzo CURINGA nga Italia dhe Daniil VALTER me rezultatin 6-4 7-5 ndaj Christos AFROUDAKIS dhe Iordanis CHATZINIKOLAO nga Greqia.
Ndërsa në kategorinë Vajza Doubles fituese rezultuan Dionisia KOUKOULI dhe Lydia PANAGIOTIDOU nga Greqia ndaj Demetra MAZZARELLA dhe Giulia ZOPPAS nga Italia me rezultatin 6-2, 6-0.
Sukses në këtë turne ishte mbërritja në çerekfinale e tenistit shqiptar Alex PRIFTI dhe në gjysmëfinale, të tenistes shqiptare nga Kosova, Learta MUHARREMI.
Urojmë fitore të tjera dhe suksese!