Një javë tjetër e ngjeshur në National Sport Park në Turneun “J5 Tirana Open U18” të organizuar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit ku morën pjesë 54 djem dhe 51 vajza të kombësive të ndryshme.
Në Kategorinë single për djem fitues i turneut u meritua nga Vit KALINA (CZE) që mposhti në finale Dimitris PALIOURAS (GRE) me rezultatin 6-3, 6-3.
Në Kategorinë single për vajza fitues i turneut u meritua nga Anastasiia FIRMAN (UKR) e cila mposhti në finale Jana STOJANOVA (BUL) me rezultatin 1-6, 7-6(5), 7-5.
Në Kategorinë e ndeshjeve dyshe për djem fitues i turneut u meritua nga dyshja Petr, BRUNCLIK (CZE) / Vit, KALINA (CZE) që mposhti pas një ndeshje shumë të luftuar me rezultatin 7-5, 0-6 [10-6], dyshen e djemve Milo GAZIVODA (MNE), Ivan SODAN (CRO).
Në Kategorinë e ndeshjeve dyshe për vajza fitues i turneut u meritua nga dyshja Yuna, KADOVAKI (JPN), Jana, STOJANOVA (BUL) që mposhti në finale, dyshen e vajzave Gresi BAJRI (ALB) dhe Iva DANEVA (MKD) me rezultatin 1:6, 0:6.
Turneu u zhvillua duke respektuar të gjitha protokollet sanitare për mospërhapjen e Covid-19.
(Maj 2021)