Turneu ndërkombëtar “NSP Open”, pjesë e kalendarit zyrtar të Tennis Europe Junior Tour dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, përfundoi me sukses në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, duke mirëpritur talente të rinj nga disa vende të Evropës në kategorinë U16.
Në një finale të fortë, Zavourgianos mposhti italianin Federico Maria Madera me rezultat 6-0, 7-5.
Berke dominoi finalen ndaj serbes Ena Ilic me një fitore me rezultatin 6-4, 6-0.
Dyshja Gaba-Zavourgianos fituan në një finale kundër Nikos Mitropoulos (Greqi) / Maksymilian Zurek (Poloni) me rezultatin 7-5, 4-6, 10-6.
Dyshja ballkanike triumfoi kundër Duru Arslan (Turqi) & Julia Berke (Poloni) në një finale emocionuese me rezultatin 6-4, 7-6.
Turneu u zhvillua gjatë gjithë kësaj jave, dhe përfshiu tenistë nga Italia, Turqia, Greqia, Shqipëria, Rumania, Polonia, Serbia, dhe vende të tjera pjesëmarrëse.












