Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour” shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour” në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Mikolaj SOLARZ nga Polonia pas finales me rezultatin 3-6, 7-6(3),10-8 ndaj Enzo BRITO nga Suedia.
Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Zeliha Nil ÇUKURLUOGLU nga Turqia e cila mundi në finale me rezultatin 6-3,6-2 Eda-Lara SACIROVIC nga Bosnje Hercegovina.
Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Mikolaj SOLARZ nga Polonia dhe Aliksandr VIARSOTSKI kundër maqedonasit Marko ALEKSOVSKI dhe italianit Paolo CARROCCIO me rezultatin 2-6, 7-6(8),10-7.
Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Maria Sophia BAJDECHI [nga Rumania dhe Altea CIENO nga Italia me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj dyshes Margarita KHUSANOVA dhe Farina SYROEZHKINA.
Në kategorinë Vajza Consolation fituese doli Arina SYROEZHKINA me rezultatin 4-0, 4-1 ndaj Lisa Erika NOTHDURFT nga Gjermania.
I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës dhe përgatitemi për turneun ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14” në Tiranë.