You are currently viewing Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë

Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë

Vazhdojnë përballjet në turneun tenisit “Aloe Vera Albania Cup” për moshat U16 meshkuj/femra nga Tennis Europe për single dhe double, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.
Lojtarë nga e gjithë Europa ndeshen për t’u shpallur fitues të kategorisë U16 në këtë turne. Mes tyre spikatet pjesëmarrja e lojtarëve shqiptarë si:
Kledi Gaba, Joan Sura, Eno Hasa, Regi Halili, Rea Qinami, Gresi Bajri.
13 vjeçari shqiptar Kledi GABA  u mund me vështirësi nga lojtari serb Adrija KOJICIC me rezultatin e ngushtë 6-3, 7-5.
Në përballjen e sotme lojtarja shqiptare Gresi BAJRI  dhuroi një ndeshje plot emocione duke fitouar me rezultatin 7-5, 6-3 kundër Esther BARAS MATEI nga Spanja.
Gresi arrin kështu të kalojë në turin e tretë të këtij turneu duke rritur premisat për fitore te tjera.
(Shator 2021)
Ndaje me miq