Gresi BAJRI finaliste e kampionatit ndërkombëtar “AVA Cup – Tennis Europe – U16”, në Tiranë

Gresi mposht me rezultatin 6-1, 7-5 lojtaren Yelyzaveta CHAINKOVA nga Ukraina në një ndeshje tejet të fortë dhe plot emocion. Kjo fitore e çon lojtaren shqiptare në finalen për kategorinë “Girls Singles 16 Main Draw” ku do të përballet me Aleksandra STEVANOVIC nga Serbia ditë e nesërme. (Shtator 2021)
Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe”

Tenistja e suksesshme e kombëtares sonë të femrave, Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” në Mal të Zi në kategorinë U16. Shpresojmë që edhe në këtë turne të kemi rezultate të arrira nga Gresi, siç ndodhi dhe javën e shkuar në turneun “Rio Verde Open 2021-Tennis Europe” kategoria U16, në Mal të Zi në datat 12-18 Korrik, ku arriti të dalë në gjysmë-finale në përballje single dhe në finale në përballje double. I urojmë shumë suksese Gresit në turneun rradhës, ku duket se premton rezultate të tjera të larta. (Korrik 2021)
Gresi Bajri në finale double të “J5 Tirana Open” të organizuar nga ITF dhe FSHT

Dyshja Gresi BAJRI (ALB) dhe Iva DANEVA (MKD) u mposhtën në finalen e kategorisë e ndeshjeve në dopjo për vajza në turneun U18, “J5 Tirana Open” të organizuar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit në ambjentet e National Sport Park në Tiranë nga dyshja Yuna KADOVAKI (JPN), Jana STOJANOVA (BUL) me rezultatin 1:6, 0:6. Një arritje e shkëlqyer e tenistes sonë që së bashku me partneren e saj nga Maqedonia e veriut mposhtën në gjysmëfinale dyshen Scarlett NICHOLSON (CAN), Ana Maria TORNEAN (ROU) me rezultatin 6:1, 6:3. Ky rezultat përbën një rezultat historik ku një teniste shqiptare arin në një finale të një turneu ITF. (Maj 2021)
Gresi Bajri fituese e turneut “Tennis Europe U14” në Shkup të Maqedonise së Veriut

Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Gresi Bajrin, trajnerin Dino Mehmedoviq dhe “Shkodra Tennis Club” për këtë arritje dhe gur kilometrik të shënuar në historinë e tenisit shqiptar. GRESI BAJRI fituese e turneut “Tennis Europe U14” në Shkup të Maqedonise së Veriut ku dhe bëhet tenistja e parë shqiptare që triumfon në një turne që organizohet nga Tennis Europe, dhe kështu shkruan historinë e Tenisit Shqiptar dhe Shkodran. Në finale u përball me lojtaren nga Serbia Elena Milutinovic ku fitoi me rezultatin 3:6, 6:1, 6:2. Kjo datë do regjistrohet tek të apasionuarit e tenisit në vendin tonë, dhe Shqiperia bën pjesë në renditjen e shteteve që kanë Kampion në Tennis Europe. Me fitoren në këtë turne me shumë mundesi Gresi do radhitet në Top 100 lojtaret më të mira në Europe të grupmoshes U14 gjë që ishte dhe një objektiv për Gresin dhe Trainerin e saj në fillim të këtij viti dhe kjo është një arritje e madhe për Gresin, per “Shkodra Tennis Club”, Federatën Shqiptare të Tenisit si dhe për Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar. (Shtator 2020)
Gresi Bajri dhe Martin Muedini fitues të Kampionatit Kombëtar 2019

. Nga data 17 deri 19 Maj 2019 ne Qendren Kombetare te Tenisit ne National Sport Park, Tirane u zhvillua me nje shpirt kompetitiv dhe shume sportiv, Kampionati Kombetar i Tenisit edicioni 2019! Fitues te Kampionatit ne kategorine vajza u shpall Gresi Bajri nga Shkodra e cila u ndesh ne finale me Brunilda Mrruku nga Durresi. Gresi Bajri vs. Brunilda Mrruku 6-4, 6-4. Ne Kategorine Djem, tenisti Martin Muedini i Tiranes, fitoi me rezultatin 6-2, 6-2 kunder Mario Zili po i Tiranes. Ky kampionat pati shume konkurrente premtues qe me lojen e tyre te bukur dhe inteligjente dhuruan emocione dhe na siguruan qe e ardhmja e tenisit shqiptar eshte ne rrugen e duhur. (Maj 2019)