Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Gresi Bajri dhe Martin Muedini fitues të Kampionatit Kombëtar 2019

. Nga data 17 deri 19 Maj 2019 ne Qendren Kombetare te Tenisit ne National Sport Park, Tirane u zhvillua me nje shpirt kompetitiv dhe shume sportiv, Kampionati Kombetar i Tenisit edicioni 2019! Fitues te Kampionatit ne kategorine vajza u shpall Gresi Bajri nga Shkodra e cila u ndesh ne finale me Brunilda Mrruku nga Durresi. Gresi Bajri vs. Brunilda Mrruku 6-4, 6-4. Ne Kategorine Djem, tenisti Martin Muedini i Tiranes, fitoi me rezultatin 6-2, 6-2 kunder Mario Zili po i Tiranes.

Ky kampionat pati shume konkurrente premtues qe me lojen e tyre te bukur dhe inteligjente dhuruan emocione dhe na siguruan qe e ardhmja e tenisit shqiptar eshte ne rrugen e duhur.
(Maj 2019)