Federata Shqiptare e Tenisit

Arbër Dano dhe Ares Ferhati fitojnë nga 2 medalje në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships”, Antalia,Turqi

Arbër Dano dhe Ares Ferhati fitojnë nga 2 medalje në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, Antalia,Turqi. Në ceremoninë përmbyllëse të këtij kompeticioni të rëndësishëm ndërkombëtar, dy tenistët shqiptarë të ekipit kombëtar U14 u nderuan me medalje si gjysmëfinalistë në përballjet dyshe (doubles), përgjatë javës së parë dhe të dytë. Medaljet ju dorëzuan nga Vitor Cabral – Drejtor i Zhvillimit ITF për Evropën, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. I urojmë shumë suksese Arbrit dhe Aresit si dhe gjithë lojtarëve të ekipit tonë U14 dhe U12 së bashku me trajnerin U14 Tedi Kaso dhe trajnerët U12 Joan Koti e Blearta Ukëhaxhaj, që dhanë më të mirën e tyre në këtë aktivitet.

Ekipi shqiptar në ceremoninë hapëse të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” Antalia

Ekipi kombëtar shqiptar U12 dhe U14 i vajzave dhe djemve në ceremoninë hapëse të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, në Antalia,Turqi. Tenistët U14 Djem: Arbër Dano & Ares Ferhati Tenistet U14 Vajza: Anjel Hoxha & Glora Bushati Trajner U14: Tedi Kaso Tenisti U12 Djem: Jonis Gaba Tenistja U12 Vajza: Nergis Nikprelaj Trajnerë U12: Joan Koti & Blearta Ukëhaxhaj Shumë suksese!

Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships”

Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 i djemve dhe vajzave do të marrë pjesë në kompeticionin “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, që do të zhvillohet nga data 3 deri më 12 mars, në Antalia,Turqi. Ekipet kombëtare U14 dhe U12 përbëhen nga lojtarët më të mirë të këtyre grupmoshave. U14 Djem: Arbër Dano & Ares Ferhati U14 Vajza: Anjel Hoxha & Glora Bushati Trajner U14: Tedi Kaso U12 Djem: Jonis Gaba U12 Vajza: Nergis Nikprelaj Trajnerë U12: Joan Koti & Blearta Ukëhaxhaj Në këtë kompeticion marrin pjesë shtete të tilla si Shqipëria, Kosova, Armenia, Azerbaixhani, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi dhe Turqia. I urojmë shumë fat sportistëve tanë!

Qendra Kombëtare e Tenisit “National Sport Park”, Vitor Cabral në Tiranë

Drejtori i Zhvillimit të Tenisit për Europën në ITF (Federata Botërore e Tenisit), Vitor Cabral, vizitoi Tiranën për të marrë pjesë në ceremoninë e njohjes për Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” (NTC), e cila është vlerësuar me statusin e Çertifikimit nga ITF. Pllaka e Çertifikimit iu dorëzua Presidentit të Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, nga Vitor Cabral, në prani të Presidentit të Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli. Takimi mes përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Tenisit, Federatës Botërore të Tenisit dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u përqendrua në arritjet dhe sukseset e bashkëpunimit mes tyre dhe synimeve për të ardhmen. Një temë tjetër me rëndësi të veçantë ishte edhe procesi i dixhitalizimit dhe implementimi i platformës “ITF World Tennis Number” në Shqipëri.

Ceremonia përbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit Tenisit “2024 Davis Cup Europe Group IV”

Ceremonia përbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit Tenisit “2024 Davis Cup Europe Group IV” Malta dhe Armenia kalojnë në Grupin e III Europe. Malta arriti të mund me rezultatin 2-0 ekipin e Lihtenshtajnit. Armenia mundi me rezultatin 2-1 San Marinon. Arritje ishte edhe për ekipin kombëtar shqiptar të cilët pasi fituan ndaj Andorrës me rezultatin 2-1, zunë vendin e 5-të duke lënë pas ekipin e Andorrës dhe Islandës. Në mbyllje të kompeticionit, në ceremoninë përmbyllëse u shpërndanë medalje për lojtarët e Maltës dhe Armenisë mes një atmosfere festive. Federata Botërore e Tenisit, përfaqësuar nga Javier Moreno Perez akordoi një trofe Federatës Shqiptare të Tenisit, Presidentit Ferdinand Sulo, për realizimin me sukses të këtij eventi të rëndësishëm. I urojmë suksese të tjera ekipeve pjesëmarrëse dhe të gjithë subjekteve të angazhuar në realizmin e Davis Cup për herë të parë në Shqipëri.

Momente nga Ceremonia e “2024 DAVIS CUP EU IV” Tirana, Albania

U zhvillua sot ceremonia hapëse e Kupës Botërore të Tenisit për të Rritur Meshkuj “2024 Davis Cup – Europe IV” që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë aktivitet marrin pjesë ekipet kombëtare të tenisit të Armenisë, Liechtensteinit, Andorrës, Maltës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë, të të rriturve meshkuj. Gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen ndeshje individuale dhe dyshe të këtyre ekipeve. Ekipi shqiptar përbëhet nga lojtarët: Martin Muedini, Daniel Ostap, Joan Sura, Denis Gaba dhe kapitenët dhe trajnerët Përparim Zano dhe Ervin Rota. Të ftuar në ceremoninë hapëse ishin personalitete të sportit dhe politikës por jo vetëm ku përmendim: -Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako -Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha -Përfaqësues i Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Javier Moreno Perez -Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Ceremonia u drejtua nga Drejtori organizativ i Davis Cup Albi Sulo dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, Klaus Bardeli. Të gjithë ekipet parakaluan me flamujt e shteteve respektive përpara fillimit të ndeshjeve të para të këtij kompeticioni. I urojmë shumë fat ekipit tonë kombëtar dhe suksese të gjithë ekipeve pjesëmarrëse!

Presidenti i FSHT, Ferdinand Sulo nderohet me çmimin “Tennis Europe Award”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, z.Ferdinand Sulo nderohet me çmimin “Tennis Europe Award” nga Federata Europiane e Tenisit për punën e vazhdueshme përgjatë viteve në zhvillimin e tenisit në Shqipëri. Trofeu ju dorëzua nga z. Giorgio Di Palermo, zëvendës Presidenti i Federatës Europiane të Tenisit, gjatë ceremonisë zyrtare të Mbledhjes së Përgjithshme Vjetore në Portoroz, Slloveni. Ky çmim i akordohet për herë të parë një presidenti të Federatës Shqiptare të Tenisit. Urojmë Presidentin për çmimin e merituar dhe falenderojmë Tennis Europe.

“Adriatic Winter Cup 2024” me kategorinë ROG dhe U14

Është përbyllur turneu “Adriatic Winter Cup 2024” me kategorinë ROG dhe U14 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 24-25 Shkurt 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Rreth 52 pjesëmarrës ishin në këtë turne përveç nga Shqipëria ishin edhe nga Kosova e Mali i Zi. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U14 VAJZA Eva Angelina Radoman Jana Pesic U14 DJEM Ares Ferhati Heron Ajeti RED VAJZA Helia Hysaj Moana Tola RED DJEM Yll Karakashi Abel Curraj ORANGE VAJZA Guendalita Sterkaj Asia Mavriq ORANGE DJEM Matija Zivanovic Amri Sulejmani GREEN VAJZA Lena Raonic Filimona Radoman GREEN DJEM Kleis Rrota Dasli Kotrri Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

“Adriatic Winter Cup 2024” për kategoritë U12 dhe U18

Ka përfunduar turneu “Adriatic Winter Cup 2024” për kategoritë U12 dhe U18 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 17-18 Shkurt, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Turneut i shtohet edhe më shumë rëndësia me pjesëmarrjen e tenistëve përveç nga Shqipëria edhe nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U12 VAJZAT Lina Rexha Eliza Murtezani U12 DJEMT Edon Ademi Floid Kaso U18 VAJZAT Anatereza Guli Anjel Hoxha U18 DJEMT Denis Gaba Belmin Sabovic Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Ceremonia e fundvitit e FSHT

Është zhvilluar Ceremonia e fundvitit e organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit, ku u festua për arritjet e vitit 2023 dhe për synimet e vitit të ri. Në këtë ceremoni u vlerësuan edhe lojtarët, trajneri dhe klubi më i mirë i vitit 2023. Ju akorduan trofe dhe dhurata lojtarëve sipas listës më poshtë: Grupmosha U10 Djem – Jonis Gaba Vajza – Debora Ida Treska Grupmosha U12 Djem – Ares Ferhati Vajza – Anjel Hoxha Grupmosha U14 Djem – Alex Prifti Vajza – Enki Hyseni Grupmposha U16/U14 Djem – Denis Gaba Vajza – Ariel Sulovari Grupmosha U18/Të Rritur Djem – Kledi Gaba Vajza – Gresi Bajri Ndërsa klubi më i mirë i tenisit për vitin 2023 rezultoi “National Sport Park Club” në Tiranë dhe trajner i vitit u shpall Tedi Kaso. I urojmë suksese në vijim të gjithëve!