Me datë 27 – 29 Shtator 2019 u zhvilluan “Lojërat Rinore Adriatike Joniane” në Ankona, Itali me pjesëmarrjen e 16 vendeve europiane si Austria, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Estonia, Rep. Çeke, Greqia, Polonia, Sllovenia, Italia, Lituania, Rumania, dhe Shqiperia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. 1000 të rinj në 3 ditë me sport, muzikë dhe evente. Ekipi i tenisit përfaqesohej nga Teuta për Bashkinë e Durrësit me lojtarët: Skerdi Hasa dhe Juna Dani. Ky ekip shënoi suksesin më të madh për ekipin shqiptar përfshi të gjithë sportet si: atletika, beach volley, futboll, basketboll, hendboll, regbi, taekwondo etj. Sportisti i Teutës, Skerdi Hasa doli në finale me përfaqesuesin e Polonisë, pasi kaloi duke fituar përballë ekipit të Austrisë me rezultatin 2-1 dhe atë të Bosnje Hercegovinës me rezultatin 2-0. Kjo solli që ky lojtar i talentuar të marrë medaljen e argjendtë, ndërsa Juna Dani të fitojë kupën e Consulation. Urojmë suksese të mëtejshme për këta lojtarë, trajnerin e palodhur Përparim Zanon, Dino Mehmedoviq dhe të gjithë tenistët shqiptarë në evente të tjera sportive të kësaj natyre! (Shtator 2019)