Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” – Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale

Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem.
Arbër Dano fitoi me rezultatin 7-6, 6-4 ndaj Ivan Hristakiev nga Bullgaria duke i siguruar vetes çerekfinalen e këtij turneu.
Anjel Hoxha do të përballet sot në çerekfinale për vajza me tenisten malazeze Anja Drekaloviç ndërsa Arbër Dano me tenistin Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut për djem.
I urojmë shumë suksese tenistëve tanë!