Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Përfundon turneu “ALBANIAN BOWL 2021 – U10, U14” me disa fitues

Turneu “ALBANIAN BOWL 2021 – U10, U14” që u mbajt në Shkodër në datat 23-24 Tetor, përfundoi pas një sërë përballjesh të forta.
Në kategorinë U10 orange djem fitues rezultoi Martin BUSHATI, ndërsa në kategorinë U10 green djem u shpall fitues Arbër DANO pas një përballje me Ares FERHATI (4-0,2-4,10-6).
Gjithashtu në kategorinë U10 green vajza fituese u shpall Iva CAMAJ e cila mundi Anjel HOXHA me rezultatin 0-4,4-3,10-7.
Në kategorinë U14 djem, me rezultatin 6-0,6-4 fitues doli Salidin RAMA  kundrejt Kledi GABA.
Në kategorinë U14 vajza, fituese rezultoi Ena DOBRKOVIC kundër Melinda MISLIMI me rezultatin 6-2,6-1.
(Tetor 2021)