Përfundon me sukses turneu “KORÇA CUP 2026”

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, organizoi me sukses turneun “KORÇA CUP 2026”, i cili u zhvillua më 13-14 Qershor 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës. Turneu mblodhi tenistë të rinj nga klube të ndryshme të vendit, të cilët garuan në kategoritë U16 dhe ROG (Red, Orange & Green), duke zhvilluar ndeshje me nivel të lartë, frymë sportive dhe konkurrencë të fortë. Fituesit dhe finalistët: U16 Djem Kleis Rota Hansper Kaço U16 Vajza Anjel Hoxha Siara Tola Orange Vajza Siandra Azisllari Sofi Robo Orange Djem Joan Xoga Arvi Samara Green Vajza Moana Tola Margaret Bazhdari Green Djem Jorik Aliaj Elio Dimoshi Red Vajza Marisa Larti Amelia Çollaku Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për performancat e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe të gjithë stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.
Qendra Kombëtare e Tenisit “National Sport Park”, Vitor Cabral në Tiranë

Drejtori i Zhvillimit të Tenisit për Europën në ITF (Federata Botërore e Tenisit), Vitor Cabral, vizitoi Tiranën për të marrë pjesë në ceremoninë e njohjes për Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” (NTC), e cila është vlerësuar me statusin e Çertifikimit nga ITF. Pllaka e Çertifikimit iu dorëzua Presidentit të Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, nga Vitor Cabral, në prani të Presidentit të Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli. Takimi mes përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Tenisit, Federatës Botërore të Tenisit dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u përqendrua në arritjet dhe sukseset e bashkëpunimit mes tyre dhe synimeve për të ardhmen. Një temë tjetër me rëndësi të veçantë ishte edhe procesi i dixhitalizimit dhe implementimi i platformës “ITF World Tennis Number” në Shqipëri.