You are currently viewing Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë

Përfundoi me sukses turneu “National Sport Park Open” për moshat U12 meshkuj/femra.
Fitues për meshkuj u shpall Aleksandar KONSTANTINOV  i cili u përball me Ilia ILIC me rezultatin 6-2, 6-1.
Fituese për femra u shpall Alexia Maria BRABETE , e cila u ndesh me Andreaa KURTA  dhe fitoi me reziltatin 7-6(5), 6-3.
Ndërkohë Shqipëria pati rezultatin më të mirë në kategorinë Consolation, ku fitues u shpall Denis Gaba  kundrejt Ares Ferhati  duke fituar kështu me rezultatin 4-2, 4-2.
Duke i uruar fitore të tjera lojtarëve, sidomos atyre shqiptarë, ndeshje të tjera cilësore na presin në turneun e rradhës U12 nga Tennis Europe me pjesëmarrjen e lojtarëve nga e gjithë Europa, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.
Ndaje me miq