Federata Shqiptare e Tenisit

Ekipi “Tirana Tennis Academy” shpallet kampion i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2025 

Gjashtë klube tenisi nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përballën gjatë ditëve të fundit në Kampionatin Kombëtar Ekipor, i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Ekipi “Tirana Tennis Academy”, i shpallur fitues, përbëhej nga lojtarët: Genajd Shypheja, Martin Muedini, Arjan Bakalli, Arjan Shanaj dhe Arben Xhaferri. Finalist u rendit ekipi “Tennis Eralb Club – NSP”, me lojtarët: Denis Gaba, Tedi Kaso, Majlind Agalliu, Vasillaq Kristo dhe Mirsad Curri. Finalja mes dy ekipeve përfundoi me rezultatet si më poshtë: Martin Muedini – Tedi Kaso 6-2, 6-4 Genajd Shypheja – Denis Gaba 3-6, 3-6 M. Muedini / G. Shypheja – D. Gaba / T. Kaso 6-2, 4-6, 10-6 Gjysmëfinalistë u shpallën ekipet e klubeve “Tennis Plus” dhe “Vasil Shanto”. Përgëzojmë gjithashtu për lojën e bukur ekipet “Tenis Korça” dhe “Tenis Teuta”.  Falenderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe urime fituesve!

Kampionati Kombëtar Ekipor i Tenisit, për herë të parë në Shqipëri. Vijojnë përballjet.

KAMPIONATI EKIPOR: Pas humbjes së “Tennis Tirana” ndaj “Tennis Plus E&M” me rezultatin 3-0, dje dhe sot u zhvilluan ndeshjet ekipore ndërmjet “Tennis Plus E&M” dhe “Shkodra Tennis” përkatësisht në Durrës dhe në Shkodër ku në të dyja përballjet fitoi “Shkodra Tennis” me rezultatin 2-1. Ndeshjet ishin me rivalitet të fortë e plot emocion. Në fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet ndërmjet “Tennis Teuta”, “Tennis Korça” dhe “Tennis Eralb Club(NSP)”. (Dhjetor 2021)