Gjashtë klube tenisi nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përballën gjatë ditëve të fundit në Kampionatin Kombëtar Ekipor, i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.
Ekipi “Tirana Tennis Academy”, i shpallur fitues, përbëhej nga lojtarët: Genajd Shypheja, Martin Muedini, Arjan Bakalli, Arjan Shanaj dhe Arben Xhaferri.
Finalist u rendit ekipi “Tennis Eralb Club – NSP”, me lojtarët: Denis Gaba, Tedi Kaso, Majlind Agalliu, Vasillaq Kristo dhe Mirsad Curri.
Finalja mes dy ekipeve përfundoi me rezultatet si më poshtë:
Martin Muedini – Tedi Kaso 6-2, 6-4
Genajd Shypheja – Denis Gaba 3-6, 3-6
M. Muedini / G. Shypheja – D. Gaba / T. Kaso 6-2, 4-6, 10-6
Gjysmëfinalistë u shpallën ekipet e klubeve “Tennis Plus” dhe “Vasil Shanto”. Përgëzojmë gjithashtu për lojën e bukur ekipet “Tenis Korça” dhe “Tenis Teuta”.








