Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Ekipi kombëtar U12 në “Ptolemaida Junior”, Greqi

Ekipi kombëtar U12 ndodhet në Ptolemaida të Greqisë ku merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Ptolemaida Junior”.
Në përballjet e para janë arritur disa fitore nga tenistët shqiptarë ku përmendim:
Anjel Hoxha fiton ndaj Aikaterini-Lidia Fiska me rezultatin 6-1, 6-0.
Ares Ferhati fiton me rezultatin 6-4, 7-6 ndaj Rigas Karaiskos-Karatzios nga Greqia, po ashtu
Ares Ferhati fiton ndaj Georgis Lampakis nga Greqia me rezultatin 6-3, 3-6, 10-6.
Arbër Dano fiton me rezultatin 6-4, 6-3 ndaj Konstantinos Gatsis nga Greqia.
I urojmë shumë suksese në vijim ekipit tonë të tenistëve junior U12 në Greqi.