Igoumenitsa TEJT – U14; Anjel Hoxha gjysmëfinaliste dhe Alex Prifti e Ares Ferhati çerekfinalistë të turneut ndërkombëtar

Ekipi shqiptar i U14 është përfaqësuar denjësisht në turneun ndërkombëtar “Igoumenitsa Tennis Europe Junior Tour – Category 3” që u zhvillua në Igumenicë të Greqisë gjatë kësaj jave. Tenistja shqiptare Anjel Hoxha u shpall gjysmëfinaliste në përballjet Vajza Singles, pasi fitoi me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj tenistes greke Marilena Bali. Po ashtu Anjel arriti edhe në gjysmëfinale Vajza Doubles. Tenistët Ares Ferhati dhe Alex Prifti u shpallën çerekfinalist në përballjet Djem singles, ku Ares Ferhati mundi me rezultatin 6-4, 0-6, 6-4 tenistin grek Pheovos Dimitrios Ioannidis dhe Alex Prifti mundi me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin gjerman Ermis Emmanuil Schmitt. I urojmë suksese të mëtejshme tenistëve tanë!
Ekipi kombëtar U12 në “Ptolemaida Junior”, Greqi

Ekipi kombëtar U12 ndodhet në Ptolemaida të Greqisë ku merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Ptolemaida Junior”. Në përballjet e para janë arritur disa fitore nga tenistët shqiptarë ku përmendim: Anjel Hoxha fiton ndaj Aikaterini-Lidia Fiska me rezultatin 6-1, 6-0. Ares Ferhati fiton me rezultatin 6-4, 7-6 ndaj Rigas Karaiskos-Karatzios nga Greqia, po ashtu Ares Ferhati fiton ndaj Georgis Lampakis nga Greqia me rezultatin 6-3, 3-6, 10-6. Arbër Dano fiton me rezultatin 6-4, 6-3 ndaj Konstantinos Gatsis nga Greqia. I urojmë shumë suksese në vijim ekipit tonë të tenistëve junior U12 në Greqi.