Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Ekipi kombëtar i vajzave në “Billie Jean King Cup 2021” Lituani

Pas kampionatit kombëtar, ekipi i kombëtares shqiptare për femra mbërrin në Vilnius, Lituani për ndeshjet e kampionatit botëror të tenisit, Billie Jean King Cup.
Ekipi kombëtar për femra përbehet nga lojtaret:
Gresi Bajri
Kristal Dule
Brunilda Mrruku
Juna Dani
Rea Qinami
Gjatë gjithë javës së kaluar i gjithë ekipi përfaqësues i femrave dhe meshkujve janë grumbulluar dhe stërvitur intensivisht në qendrën Kombëtare të tenisit “National Sport Park” nga trajnerë të nivelit të dytë ITF në Shqipëri, z.Përparim Zano dhe z.Albi Sulo me programe të përshtatura për një përfaqësim sa më dinjitoz të kombëtares tonë.
Sot pas orës 16.00 shpallet dhe shorti i kombëtares tonë në BJK Cup ku mund të shihet edhe grupi që kombëtarja jonë do të luajë.
Federata jonë i uron sa më shumë sukses vajzave të ekipit kombëtar.
(Qershor 2021)