Federata Shqiptare e Tenisit

Trajnerët

Tenisi në Republikën e Shqipërisë ka 32 trajnerë të niveleve të ndryshme.

FSHT në bashkëpunim me ITF (Federata Ndërkombëtare e Tenisit) kanë realizuar një sërë kursesh dhe trajnimesh në Shqipëri me ekspertë të njohur ndërkombëtarë, të cilët kanë çertifikuar shumë trajnerë në Republikën e Shqipërisë sipas standardeve ndërkombëtare. Standardi i trajnerëve, sipas ITF ndahet në 4 nivele, të cilët fillojnë nga niveli bazë (play tennis) deri tek niveli më i lartë (ITF Level 3).

Më poshtë gjeni renditjen e trajnerëve shqiptarë sipas kualifikimeve përkatëse të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit dhe të dhënave të shoqatave aktive që zhvillojnë tenisin në Shqipëri.

  1. – Albi Sulo (ITF Level 2 dhe në zhvillim të ITF Level 3)
  1. – Përparim Zano (ITF Level 2)
  1. – Ervin Rota (ITF Level 1)

– Elda Vukatana (ITF Level 1)

– Joan Ropi (ITF Level 1)

– Martin Muedini (ITF Level 1)

– Maksi Prifti (ITF Level 1)

– Erges Mrruku (ITF Level 1)

– Mario Zili (ITF Level 1)

– Fatos Nallbani (ITF Level 1)

– Genajd Shypheja (ITF Level 1)

– Meriton Nallbani (ITF Level 1)

– Arbër Sulstarova (ITF Level 1)

– Llambi Ikonomi (ITF Level 1)

– Aiger Sulo (ITF Level 1)

– Tedi Kaso (ITF Level 1)

– Kristo Papa (ITF Level 1)

– Bati Varfi (ITF Level 1)

– Kevin Kaceli (ITF Level 1)

  1. – Eder Maskaj (në zhvillim të ITF Level 1)

– Nikoleta Peti (në zhvillim të ITF Level 1)

– Brunilda Mrruku (në zhvillim të ITF Level 1)

– Jurgen Hoxha (në zhvillim të ITF Level 1)

– Ilmi Sina (në zhvillim të ITF Level 1)

– Riçard Bajramaj (në zhvillim të ITF Level 1)

  1. – Ilir Reçi (trajner aktiv FSHT)

– Sokol Kaso (trajner aktiv FSHT)

– Erblin Sulo (trajner aktiv FSHT)

– Fahrudin Mehmedoviq (trajner aktiv FSHT)

  1. – Joli Papa (Play Tennis)

– Alvi Xhomara (Play Tennis)

– Kristina Xhelollari (Play Tennis)

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1. 

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1. Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mundur ekipin e Azerbajxhanit në përballjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave në Kishinau të Moldavisë (10th-11th Play-Off). Në përballjen e parë në Singles, Rea Qinami mundi me rezultatin 6-3, 6-3 tenisten Lala Eyvazova. Në përballjen e dytë Singles Kristal Dule nuk arriti të mund tenisten Michelle Dzjachangirova me rezultatin 2-6,2-6. Në përballjen Doubles tenistet shqiptare Kristal Dule dhe Rea Qinami mundën me rezultatin e thellë 6-3, 6-0 dyshen e tenisteve nga Azarbajxhani Lala Eyvazova dhe Michelle Dzjachangirova. Një bravo e madhe vajzave të kombëtares sonë!

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1.  Read More »

Billie Jean King Cup, Ekipi shqiptar i vajzave mbërrin në Moldavi

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mbërritur që ditën e djeshme në Kishinau të Moldavisë ku po të stërvitet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që fillojnë sot ku Shqipëia do të përballet me Armeninë. Ekipi shqiptar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Kristal Dule, Rea Qinami dhe Anatereza Guli nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso.I urojmë shumë suksese ekipit tonë!

Billie Jean King Cup, Ekipi shqiptar i vajzave mbërrin në Moldavi Read More »

Ceremonia e fundvitit e FSHT

Është zhvilluar Ceremonia e fundvitit e organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit, ku u festua për arritjet e vitit 2023 dhe për synimet e vitit të ri. Në këtë ceremoni u vlerësuan edhe lojtarët, trajneri dhe klubi më i mirë i vitit 2023. Ju akorduan trofe dhe dhurata lojtarëve sipas listës më poshtë: Grupmosha U10 Djem – Jonis Gaba Vajza – Debora Ida Treska Grupmosha U12 Djem – Ares Ferhati Vajza – Anjel Hoxha Grupmosha U14 Djem – Alex Prifti Vajza – Enki Hyseni Grupmposha U16/U14 Djem – Denis Gaba Vajza – Ariel Sulovari Grupmosha U18/Të Rritur Djem – Kledi Gaba Vajza – Gresi Bajri Ndërsa klubi më i mirë i tenisit për vitin 2023 rezultoi “National Sport Park Club” në Tiranë dhe trajner i vitit u shpall Tedi Kaso. I urojmë suksese në vijim të gjithëve!

Ceremonia e fundvitit e FSHT Read More »

Festivali i Tenisit në qytetin e Vlorës

U zhvillua dje Festivali i Tenisit në qytetin e Vlorës në kuadër të projektit “European City of Sport 2024” dhe nismës “Junior Tennis Initiative – ITF”. Tenistët më të mirë të qytetit bregdetar zhvilluan aktivitete duke përfshirë edhe fëmijë të interesuar në sportin e tenisit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte masivizimi i sportit të tenisit në qytetin e bukur të Vlorës.

Festivali i Tenisit në qytetin e Vlorës Read More »

Përgatitja BJKC 2023 – Ekipi kombëtar i vajzave grumbullohet në Ulqin të Malit të Zi

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave është grumbulluar në Ulqin të Malit të Zi, në Klubin e Tenisit “Bellevue” ku do të stërvitet për 2 javë rresht si parapërgatitje për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që do të zhvillohet në 18 Qershor në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Stërvitja gjatë këtyre 2 javëve do të jetë intensive dhe sipas një programi të avancuar nën drejtimin e kapitenit të ekipit Tedi Kaso. Terreni i fushave të tenisit në Ulqin i përshtatet edhe terrenit të fushave ku do të zhvillohet kampionati botëror ekipor i femrave. Ekipi kombëtar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami. Grumbullimi i ekipit tonë të vajzave për t’u stërvitur përkon me qëllimin për t’u prezantuar me një performancë sa më mirë në “Billie Jean King Cup”. I urojmë stërvitje të mbarë ekipit dhe suksese në vazhdim!

Përgatitja BJKC 2023 – Ekipi kombëtar i vajzave grumbullohet në Ulqin të Malit të Zi Read More »

Vitor Cabral në Shqipëri. Zhvillohet “ITF Parents Workshop Level 1”

Fillimi i këtij muaji shënoi vizitën e përfaqësuesit të Federatës Botërore të Tenisit, Vitor Cabral (ITF Development Officer Europe). Vitor Cabral organizoi kursin për të gjithë prindërit që kanë fëmijë të angazhuar në sportin e tenisit në Shqipëri “ITF Parents Workshop Level 1” në “National Sport Park” në Tiranë. Bashkë me njohuritë e prezantuara dhe diskutimet në këtë kurs prindërit u njohën me platformën online të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF Academy), ku mund të gjejnë informacione dhe kurse të vlefshme përgjatë gjithë vitit. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Vitor Cabral krijoi mundësinë e takimit me përfaqësues të klubeve të ndryshme dhe tenistëve në vend. Konkretisht ai ishte i pranishëm në klubet respektive të qyteteve si Tirana, Korça, Vlora dhe Shkodra, duke parë nga afër zhvillimet e arrituara, lojtarët më të talentuar, por edhe duke diskutuar problematikat që has çdo klub dhe federata si dhe projektet për të ardhmen. Për Cabral ishte hera e parë për të në disa prej këtyre qyteteve, ku në qytetin e Korçës realizoi një takim me kryebashkiakun Sotiraq Filo ku u bisedua për qëllimet e kësaj bashkie në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të tenisit në Korçë. Gjatë kthimit nga Korça, Vitor Cabral gjati kohën të ndalojë në Pogradec në një takim me zv.Kryetaren e Bashkisë Entela Gusho dhe përfaqësues të tjerë të kësaj bashkie. Ndër të tjera në këtë takim u diskutua rreth infrastrukturës së tenisit në qytet si element kyç për zhvillimin e këtij sporti. Vitor Cabral largohet me përshtypjet më të mira nga Shqipëria dhe me synime të reja bashkëpunimi mes Federatës Ndërkombëtare të Tenisit dhe federatës sonë.

Vitor Cabral në Shqipëri. Zhvillohet “ITF Parents Workshop Level 1” Read More »

Përfundoi me sukses kursi i çertifikimit të trajnerëve Niveli i Parë nga Federata Botërore e Tenisit “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course”.

Ky kurs u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”. Drejtues të këtij kursi ishin Albi Sulo dhe Vanja Stuhli nga ITF. Rreth 20 trajnerë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi morën pjesë në 86 orë trajnime dhe testime në lidhje me njohuritë dhe aftësitë e tyre në mësimdhënien e tenisit. “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” vjen në Shqipëri si bashkëpunim mes Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Federatës Shqiptare të Tenisit (FSHT). Me rritjen e numrit por edhe të cilësisë së trajnerëve të federatës sonë rrjedhimisht do të kemi rritje të numrit të tenistëve dhe rezultateve të tyre. Në fund të këtij kursi u zhvillua ceremonia përmbyllëse ku u shpërndanë edhe çertifikata pjesëmarrje për të gjithë trajnerët e përfshirë në kurs. I urojmë suksese të gjithëve dhe falenderojmë ITF dhe KOKSH për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e tenisit në Shqipëri.

Përfundoi me sukses kursi i çertifikimit të trajnerëve Niveli i Parë nga Federata Botërore e Tenisit “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course”. Read More »

“ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” në Tiranë

Po zhvillohet “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course”, kursi i çertifikimit të trajnerëve Niveli i Parë nga Federata Botërore e Tenisit. Ky kurs po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”, nën drejtimin e Vanja Stuhli nga ITF dhe Albi Sulo nga FSHT. Përgjatë 2 javëve me rradhë, rreth 20 trajnerë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do të zgjerojnë njohuritë dhe do testohen në lidhje me aftësinë e tyre në trajnimin e lojtarëve. “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” vjen në Shqipëri si bashkëpunim mes Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Federatës Shqiptare të Tenisit (FSHT). I urojmë shumë fat të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese në këtë kurs por edhe në aktivitetin e tyre si trajnerë kudo në botë pas këtij çertifikimi.

“ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” në Tiranë Read More »

TRAINING CAMP 2022 – Kampi stërvitor për kategorinë U12 dhe U14

Ka përfunduar me sukses kampi stërvitor për kategorinë U12 dhe U14 “TRAINING CAMP 2022”. Tenistët shqiptarë kanë arritur të përvetësojnë njohuri më të specializuara në shërbim të rritjes së performancës së tyre në fushë, por edhe të stërvitjes dhe sjelljes. Kujtojmë që ky projekt ishte një bashkëpunim ndërmjet International Tennis Federation , Tennis Europe dhe Albanian Tennis Federation. Falenderojmë lojtarët dhe trajnerët e përfshirë në këtë projekt.

TRAINING CAMP 2022 – Kampi stërvitor për kategorinë U12 dhe U14 Read More »