Federata Shqiptare e Tenisit

Arbër Dano përzgjidhet fitues në programin ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026”

Federata Shqiptare e Tenisit ka kënaqësinë të njoftojë se Arbër Dano është përzgjedhur si fitues në kuadër të programit prestigjioz ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025-2026”, një nismë e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Pas një procesi të gjatë dhe të kujdesshëm përzgjedhës dhe takimit në fushë të zhvilluar më 24–25 Qershor në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, Arbëri u dallua për aftësitë e tij teknike, disiplinën, dhe potencialin për zhvillim në nivel ndërkombëtar. Si pjesë e këtij programi, Arbëri do të përfitojë:  Trajnime të avancuara me trajnerë elitarë  Pjesëmarrje në turne ndërkombëtare në disa vende europiane  Mbështetje edukative, psikologjike dhe gjuhësore Udhëtime, akomodim dhe përkujdesje të mbuluara nga organizatorët Federata Shqiptare e Tenisit i uron suksese Arbërit në këtë kapitull të ri të karrierës dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur të gjithë të rinjtë shqiptarë që ndjekin ëndrrën e tyre në sportin e tenisit.

“Korça Open 2025” ka përfunduar me sukses!

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club ka organizuar turneun “Korça Open” në qendrën sportive të qytetit të Korçës, duke sjellë dy ditë plot emocione dhe konkurencë për të rinjtë në kategoritë: ROG U14 Djem & Vajza Turneu mblodhi sportistë të vegjël dhe të apasionuar nga e gjithë Shqipëria. Fituesit e turneut “Korça Open 2025” janë: Orange– Djem Fitues: Piter Papamihal Finalist: Todor Ljepuri Orange – Vajza Fitues: Hera Osmani Finaliste: Irsel Spahiu Green – Djem Fitues: Ilian Tase Finalist: Kristi Stamuli Green – Vajza Fitues: Mirabella Lamina Finaliste: Helia Hysaj U14 – Vajza Fitues: Ola Dano Finaliste: Nergis Nikprelaj U14 – Djem Fitues: Arbër Dano Finalist: Ares Ferhati Urime të gjithë fituesve dhe falënderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit, trajnerët dhe prindërit për mbështetjen!

Përfundoi me sukses faza e rradhës përzgjedhëse e “LTC 2025–2026” në Tiranë 

Në datat 24–25 Qershor 2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, u zhvillua faza përzgjedhëse në fushë për lojtarët e përzgjedhur nga Shqipëria dhe Kosova në kuadër të programit ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026.” Kjo fazë është pjesë e projektit të përbashkët midis Federatës Shqiptare të Tenisit dhe I Tennis Foundation, që ka si synim identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj në tenis nëpërmjet një programi vjetor me mbështetje teknike dhe edukative. Gjatë dy ditëve, lojtarët e përzgjedhur morën pjesë në: Seanca trajnuese në fushë. Prezantim të programit për prindërit dhe fëmijët. Ndeshje vlerësuese dhe intervista individuale. Stërvitja u drejtua nga trajnerët italianë Simone Bongiovanni, Alfredo Santacroce dhe Tommaso Garello, të cilët ndoqën nga afër çdo lojtar në aspektin teknik, fizik dhe psikologjik. Qëllimi i kësaj faze ishte përzgjedhja përfundimtare e lojtarëve që do të bëhen pjesë e programit të bursave, duke përfituar trajnim elitar dhe pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare gjatë sezonit 2025–2026. Emrat e lojtarëve të përzgjedhur do të shpallen ditën e diel. Urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë etapë të rëndësishme drejt zhvillimit të tyre profesional në fushën e tenisit!

Tenistët shqiptarë shkëlqejnë në Montenegro Cup

Rezultat i shkëlqyer për djemtë e ekipit shqiptar në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup – Tennis Europe Junior Tour” Nikshiq, Mali i Zi! Arber Dano dhe Ares Ferhati arritën secili me partneret e tyre në finalen e Doubles, duke treguar performancë të jashtëzakonshme! Fitues në Doubles: Arber Dano me Peter Stanković nga Mali i Zi Runner-Up: Ares Ferhati dhe Tsokanis nga Greqia Ares Ferhati arriti gjithashtu në çerekfinalet e Singles! Urime të përzemërta për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të tenisit!

Ekipi kombëtar i vajzave mbërrin në Kishinau për Billie Jean King Cup 2025!

Ekipi kombëtar i vajzave të kategorisë së të rriturave ka mbërritur dje në Kishinau, Moldavi, ku ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III”, i cili zhvillohet nga 16 deri më 21 Qershor 2025. Shqipëria ka rënë në short në Grupin B, së bashku me Moldavinë, Irlandën dhe Azerbajxhanin, në një grup të fortë me përfaqësuese të përgatitura dhe me përvojë. Përbërja e ekipit shqiptar: Gresi Bajri Kristal Dule Anatereza Guli Enki Hyseni Nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso Ndeshjet e raundit të parë do të zhvillohen me sistemin “round robin” dhe më pas do të vijojnë fazat e dyta me duele për vendosjen e renditjes dhe ngjitjen në grupin e dytë. U urojmë vajzave tona përfaqësuese stërvitje të mbarë dhe suksese në fushë!  Forca Shqipëria!

Momente nga “Davis Cup EU IV” në Tiranë

Disa momente nga “Davis Cup EU IV” – Kupa e Botës në Tenis, e cila u zhvillua për herë të dytë në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Shqipëri “National Sport Park”. Kjo ngjarje prestigjioze u bë e mundur falë infrastrukturës moderne dhe përmirësimit të vazhdueshëm të aftësive dhe standardeve organizative të Federatës Shqiptare të Tenisit. Organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm sportiv, për herë të dytë rradhazi në Shqipëri ishin: Klaus Bardeli dhe Albi Sulo.

Ceremonia përmbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit “2025 Davis Cup Europe Group IV” 

Davis Cup Europe Group IV u mbyll me sukses për të dytin vit radhazi në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, duke dëshmuar edhe një herë kapacitetin organizativ të Shqipërisë për të pritur evente ndërkombëtare të nivelit të lartë në sportin e tenisit. Kosova dhe Azerbajxhani promovohen në Grupin III të Europës. Në ndeshjet “Promotion Play-Off”, ekipi i Kosovës mposhti Andorrën me rezultatin 2-1, ndërsa Azerbajxhani mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 2-0. Në fazën grupore, Azerbajxhani fitoi dy ndeshjet e luajtura kundër Andorrës dhe San Marinos (Grupi A), ndërsa Kosova doli fituese në të tre ndeshjet e saj kundër Lihtenshtejnit, Shqipërisë dhe Islandës (Grupi B).  Pavarësisht përpjekjeve, Shqipëria nuk arriti rezultate pozitive, duke humbur përballjet me Kosovën, Lihtenshtejnin dhe Islandën. Në ceremoninë përmbyllëse, e zhvilluar në një atmosferë festive, u shpërndanë medalje për lojtarët, kapitenët dhe trajnerët e ekipeve fituese, Kosovën dhe Azerbajxhanin. Urojmë suksese të mëtejshme për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, si dhe falënderojmë të gjithë personat dhe institucionet e angazhuara në organizimin e këtij eventi të rëndësishëm sportiv në Shqipëri.

Ceremonia hapëse – DAVIS CUP EUROPE IV 2025

U zhvillua ceremonia hapëse e Kupës së Botës në Tenis për Meshkuj “Davis Cup – Europe Group IV 2025”, e cila po mbahet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë veprimtari marrin pjesë ekipet kombëtare të Azerbajxhanit, Liechtensteinit, Andorrës, Kosovës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë. Gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen ndeshje individuale dhe dyshe ndërmjet ekipeve pjesëmarrëse. Ekipi kombëtar shqiptar përbëhet nga lojtarët: Martin Muedini, Mario Zili, Joan Sura, Denis Gaba, dhe kapitenët/trajnerët Përparim Zano dhe Ervin Rota. Të ftuar në ceremoninë hapëse ishin figura të rëndësishme të sportit dhe politikës, ndër të cilët përmendim: Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli. Përfaqësuesin e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), z. Javier Moreno Perez. Përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë, z. Urim Tresa. Presidentin e Federatës Shqiptare të Tenisit, z. Ferdinand Sulo. Ceremonia u drejtua nga Drejtori Organizativ i Davis Cup, z. Albi Sulo, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z. Klaus Bardeli. Të gjitha ekipet u paraqitën në skenë për një prezantim të shkurtër, ku secilit prej tyre iu dorëzua një dhuratë simbolike nga Shqipëria, nga ana e drejtorit organizativ. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues dhe gazetarë të mediave, si dhe shumë dashamirës të sportit të tenisit.  I urojmë shumë fat ekipit tonë kombëtar dhe suksese të gjithë ekipeve pjesëmarrëse!

Thirrje për pjesëmarrje – Projekti “KAMPIONËT E VEGJËL TË TENISIT 2025-26”

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Federatës Shqiptare të Tenisit dhe organizatës bamirëse “I Tennis Foundation” me seli në Itali, ju njoftojmë për hapjen e thirrjes për aplikim në programin ndërkombëtar të bursave “Little Tennis Champions 2025–2026”. Ky program synon mbështetjen e lojtarëve të rinj të talentuar, të lindur në vitet 2011 dhe 2012, me vendbanim në Shqipëri, përmes një rruge të plotë trajnimi, edukimi dhe zhvillimi sportiv në nivel ndërkombëtar. Programi përfshin gjithashtu Italinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Elementët përfitues të bursës përfshijnë: -Trajnime teknike dhe taktike me trajnerë të mirënjohur në nivel europian -Pjesëmarrje në turne të miratuar nga Tennis Europe -Mbështetje në aspektin edukativ, psikologjik dhe gjuhësor -Pajisje dhe materiale trajnimi të mbuluara plotësisht nga organizatori -Akomodim dhe transport në kuadër të aktiviteteve të programit Afati për aplikim: deri më 22 qershor 2025 Faza përzgjedhëse në fushë në Shqipëri: 25–26 qershor 2025, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Programi fillon në korrik 2025 në Torino dhe përfundon në maj 2026, duke përfshirë aktivitete të shumta trajnimi dhe gara në Itali, Francë, Zvicër dhe Kroaci. Pjesëmarrja në fazën përzgjedhëse është pa pagesë. Për më shumë informacion: www.itennisfoundation.com info@albaniantennis.com #LittleTennisChampions #LTC2025 #TennisForAll #TenisiShqiptar #TalenteTëReja