Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses “Festivalin Rajonal të Tenisit – U14 & Të Rritur”, i zhvilluar gjatë datave 7-8 Nëntor 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.
Aktiviteti mblodhi në fushë tenistë nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit, të cilët garuan në kategoritë U14 dhe Të Rritur, Djem dhe Vajza, duke sjellë dy ditë me ndeshje dhe emocione sportive.
Fituesit dhe finalistët sipas kategorive:
Të Rritur Meshkuj
Fitues: Denis Gaba
Finalist: Martin Muedini
U14 Djem
Fitues: Floid Kaso
Finalist: Jonis Gaba
U14 Vajza
Fituese: Siara Tola
Finaliste: Nergis Nikprelaj
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit dhe finalistët për rezultatet e arritura, si dhe të gjithë sportistët pjesëmarrës për përkushtimin dhe paraqitjet e tyre gjatë këtij aktiviteti.
Një falënderim i veçantë për trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ që kontribuuan në realizimin me sukses të Festivalit.









