Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, përmbylli me sukses “Turneu i dysheve 2026”, i zhvilluar gjatë datave 10-11 Tetor 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.
Turneu solli në fushë çifte të ndryshme tenistësh, të cilët garuan në kategoritë Men’s Doubles dhe Mixed Doubles.
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon fituesit dhe finalistët për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, arbitrat, organizatorët dhe stafin për kontributin në realizimin me sukses të këtij turneu.





