Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun ndërkombëtar “Tennis Europe Junior Tour Shkodra Open 2026” – 14&U, Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park, Shkodër, gjatë datave 21-27 Shtator 2026.
Turneu mblodhi në Shkodër tenistë të rinj nga vende të ndryshme të Europës dhe botës, të cilët garuan në kategoritë Girls Singles, Boys Singles, Girls Doubles dhe Boys Doubles.
🏆 Fituesit dhe finalistët:
🔸 Girls Singles
🇮🇹 Carlotta Arginelli 🏆 – 🇮🇹 Norah Radcliffe
🔸 Boys Singles
🇬🇷 Theofilos Tsokanis 🏆 – 🇬🇷 Dimitris Antoniou
🔸 Girls Doubles
🇧🇦 Natalija Sulaver & Kasijana Markicevic 🏆 – 🇬🇷 Eirini Aretaki & Esma Hasangic
🔸 Boys Doubles
🇮🇹 Pietro Arzela & Matteo Brizzi 🏆 – 🇮🇹 Alberto Lima & 🇸🇰 Xavier Klement
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre, si dhe trajnerët, prindërit, arbitrat, stafin organizativ dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar në Shkodër.
Tennis Europe Junior Tour vazhdon të sjellë në Shqipëri talente të rinj nga vende të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tenisit të të rinjve në vendin tonë.
Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në vazhdim!

Ndaje me miq