Për herë të parë në historinë e tenisit shqiptar, Presidenti Ferdinand Sulo dhe Sekretari i Federatës Shqiptare të Tenisit Klaus Bardeli morën në dorëzim çmim nga Federata Boterore e Tenisit ITF p%r Federatën Shqiptare të Tenisit.
Trofeu u dorëzua nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) David Haggerty dhe Presidenti i Federatës Europiane të Tenisit (Tennis Europe) Ivo Kaderka në ceremoninë e organizuar nga në Mbledhjen Vjetore të Përgjithshme në Barcelonë të Spanjës me motivacionin “Vlerësim për përparimin e shkëlqyer në zhvillimin e tenisit”.
Një çmim i tillë nuk ishte marrë kurrë nga Shqiperia dhe as nga shumë vende në botë.
Me këtë çmim vlerësohet maksimalisht puna profesionale e stafit të FSHT, zmadhimi i investimeve dhe rritja e tenisit, i cili dukshëm është zhvilluar gjatë viteve të fundit në vend.