Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“TenPro Global Junior Tour”, Ares Ferhati Top 8 në Paris

Tenisti 10 vjeçar nga Shqipëria (lojtar i klubit sportiv “Tenis Eralbit Club”) Ares Ferhati ka prezantuar denjësisht flamurin shqiptar dhe është renditur në TOP 8 për kategorinë U11 në turneun ndërkombëtar të tenisit “TenPro Global Junior Tour”, që u zhvillua në kryeqytetin e Francës, Paris.
Në këtë turne morën pjesë fëmijë nga 98 shtete të ndryshme të botës dhe Ares arriti të triumfoje në ndeshje me tenistët e vegjël nga Gjermania, Malta dhe Franca.
(Gusht 2021)