Federata Shqiptare e Tenisit

ares ferhati

Ares Ferhati në gjysmëfinale të “Bitola Open 2025 – U14”.

Tenisti shqiptar Ares Ferhati arriti të kualifikohet në gjysmëfinalen e kategorisë Doubles në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Bitola Open 2025 – U14”, i cili u zhvillua gjatë kësaj jave në Maqedoninë e Veriut. Në partneritet me Arthur Vinter nga Zvicra, dyshja zhvilloi një performancë të shkëlqyer, duke eliminuar disa prej çifteve më të forta të turneut, siç ishte çerekfinalja kundër tenistit të talentuar shqiptar Arbër Dano dhe kolegut Steliyan Darakev nga Bullgaria me rezultatin 7-5, 6-3. Në gjysmëfinale, Ares dhe Arthur u përballën me çiftin vendas Marin Stefanovski & Ivan Trpkovski të cilët i ndaluan rrugëtimin drejt finales.  Ky rezultat përfaqëson një tjetër arritje të rëndësishme për Aresin të cilit i urojmë suksese në vijim!

Ares Ferhati në gjysmëfinale të “Bitola Open 2025 – U14”. Read More »

“Korça Tournament” Fitues: 3 Gaba, Sulovari, Ferhati, Dano dhe Larti

“Korça Tournament” ishte turneu i rradhës i organizuar nga klubi i tenisit “Tenis Korça” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Fitues në kategorinë U16 Meshkuj u shpall Denis Gaba pas finales me rezultatin 7-5, 7-5 ndaj Kledi Gaba. Në kategorinë U16 Vajza fituese u shpall Ariel Sulovari në finale me Kontaktsi Evdoxia nga Greqia me rezultatin 6-3, 6-4. Në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Ares Ferhati dhe në U12 Vajza fituese rezultoi Ola Dano. Ndërsa në kategorinë U10 Djem fitues doli Jonis Gaba dhe në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Irina Larti.  I urojmë shumë suksese në vijim të gjithë tenistëve që u angazhuan në këtë turne të bukur.

“Korça Tournament” Fitues: 3 Gaba, Sulovari, Ferhati, Dano dhe Larti Read More »

“TenPro Global Junior Tour”, Ares Ferhati Top 8 në Paris

Tenisti 10 vjeçar nga Shqipëria (lojtar i klubit sportiv “Tenis Eralbit Club”) Ares Ferhati ka prezantuar denjësisht flamurin shqiptar dhe është renditur në TOP 8 për kategorinë U11 në turneun ndërkombëtar të tenisit “TenPro Global Junior Tour”, që u zhvillua në kryeqytetin e Francës, Paris. Në këtë turne morën pjesë fëmijë nga 98 shtete të ndryshme të botës dhe Ares arriti të triumfoje në ndeshje me tenistët e vegjël nga Gjermania, Malta dhe Franca. (Gusht 2021)

“TenPro Global Junior Tour”, Ares Ferhati Top 8 në Paris Read More »