Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

tennis europe

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë

Përfundoi me sukses turneu “National Sport Park Open” për moshat U12 meshkuj/femra. Fitues për meshkuj u shpall Aleksandar KONSTANTINOV  i cili u përball me Ilia ILIC me rezultatin 6-2, 6-1. Fituese për femra u shpall Alexia Maria BRABETE , e cila u ndesh me Andreaa KURTA  dhe fitoi me reziltatin 7-6(5), 6-3. Ndërkohë Shqipëria pati rezultatin më të mirë në kategorinë Consolation, ku fitues u shpall Denis Gaba  kundrejt Ares Ferhati  duke fituar kështu me rezultatin 4-2, 4-2. Duke i uruar fitore të tjera lojtarëve, sidomos atyre shqiptarë, ndeshje të tjera cilësore na presin në turneun e rradhës U12 nga Tennis Europe me pjesëmarrjen e lojtarëve nga e gjithë Europa, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë Read More »

Përfundoi turneu ndërkombëtar i tenisit për moshën U12 në National Sport Park Tiranë

Perfundoi turneu nderkombetar i tenisit per moshen U12 ne National Sport Park ku moren pjese mbi 60 sportiste nga e gjithe bota. Garat ishin te nje niveli shume te larte me nje rivalitet te vazhdushem. Nga Shqiperia.moren pjese lojtaret me te mire te kesaj moshe, Aleks Prifti, Denis Gaba, Armend Galiqi, Emili Bilali edhe Enki Hyseni te cilet konkuruan denjesisht ne kete aktivitet kaq te rendesishem. Fitues te turneut ishte Angelika Sara nga Italia per femra edhe Alkis Michalakopoulos per meshkuj. (Prill 2021)

Përfundoi turneu ndërkombëtar i tenisit për moshën U12 në National Sport Park Tiranë Read More »

AGM Tennis Europe dhe ITF Development Workshop 2019 në Maltë

Javen e fundit te marsit 2019 Presidenti i FSHT zoti Ferdinand Sulo ishte i pranishem ne mbledhjen vjetore AGM te Tennis Europe dhe gjithashtu pjesemarres ne nje workshop te ITF ne Malte. Gjate kesaj mbledhje u zhvilluan takime dhe bisedime te rendesishme me figurat me te larta drejtuese te politikave te tenisit boteror ku Shqiperia u pershendet dhe u vleresua per qasjen e re ne zhvillimim qe po i jep sportit te Tenisit duke u mbeshtetur konkretisht ne shume drejtime. Si kurre me pare FSHT mori mbeshtetje ne mundesimin e granteve per turet e ekipeve U14 dhe U12 te lojtareve shqiptar, stervitje ne Tirane me eksperte te ITF per disa jave, kurse specializimi per trajnere etj. Fale politikave te reja te Presidentit Haggerty dhe takimeve me personalitete te tjera te rendesishme te ITF, Shqiperise iu premtua brenda ketij viti mbeshtetje financiare te vecante e cila do te na sherbeje per pergatitjen dhe pjesemarrjen e Shqiperise ne Kupen Davis dhe mbulimim e nevojave te tjera te federates per rritjen cilesore dhe sasiore te sportisteve tane qe na perfaqesojne ne arenen nderkombetare. Nje vend te vecante zune takimet me zotin Vitor Cabral dhe Luca Santili te cilet sot drejtojne politikat e zhvilimit te ITF ne Europe dhe bote ku perfitues te te cilave jemi edhe ne. (Prill 2019)

AGM Tennis Europe dhe ITF Development Workshop 2019 në Maltë Read More »