Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

shqipëri

Gresi Bajri, tenistja e parë shqiptare fituese në Doubles ITF WTT Juniors U18

Suksesi i Gresi Bajrit në “J5 Peja – ITF WTT Juniors” shënon për herë të parë marrjen e trofeut të fituesit në Doubles nga një lojtar shqiptar në një turne botëror U18. Gresi Bajri arrin në çerekfinale në Singles dhe shpallet fituese në Doubles për Vajza së bashku me tenisten greke Alexandra Magia, pas fitores në finale kundër dyshes Anastasija Cvetkovic nga Serbia dhe Ana Mitevska nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 1-6, 6-1, 12-10. Gresi fitoi 2 raunde të këtij turneu pas përballjesh të forta në Singles, si fillim me rezultatin 7-6(4), 6-1 ndaj tenistes malazeze Petra Mirkovic dhe raundin tjetër ndaj një prej tenisteve më të mira turke Melisa Ugur, me rezultatin 6-3, 6-4. Performanca e Gresi Bajrit në këtë turne botëror të zhvilluar në Pejë të Kosovës ishte e mekullueshme. Fitoret e tenistëve shqiptar tregojnë progres dhe nivel të admirueshëm, me rezultate që nuk janë arritur më parë në tenisin shqiptar, siç është edhe fitorja e Gresit së fundi. Krenar për teniste si Gresi Bajri dhe i urojmë suksese të tjera!

Gresi Bajri, tenistja e parë shqiptare fituese në Doubles ITF WTT Juniors U18 Read More »

Еkipi kombëtar U14 stërvitje me trajnerin e shquar Jiri Novak në Çeki

Еkipi kombëtar shqiptar i kategorisë U14 ndodhet në Prostejov të Cekisë nga data 10 Korrik deri më 16 Korrik. Ekipi ynë do të ketë mundësinë të stërvitet me trajnerin e shquar Jiri Novak, ish-lojtar profesionist me renditje nr.5 ATP. Ky kurs trajnimi vjen si bashkëpunim mes Tennis Europe dhe Federatës Shqiptare të Tenisit. Tenistët tanë: Kledi Gaba, Damian Methasani, Ajri Hoxha dhe Emili Bilali do të kenë mundësinë të zhvillojnë mëtej aftësitë e tyre tenistike duke ndikuar në performancën e tyre në kompeticionet e ardhshme. Ekipi shqiptar shoqërohet nga trajneri zyrtar Tedi Kaso përgjatë kësaj eksperience.

Еkipi kombëtar U14 stërvitje me trajnerin e shquar Jiri Novak në Çeki Read More »

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi

Tenistja jonë kampione Gresi Bajri u përzgjodh si sportistja të cilës do t’i dorëzohej flamuri kombëtar shqiptar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit zj.Evis Kushi në ceremoninë e dorëzimit të flamurit kombëtar për ekipin shqiptar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Kjo ceremoni u zhvillua në prani të Presidentit të KOKSH z.Fidel Ylli, Kryetarit të Bashkisë Tiranë z.Erjon Veliaj, Presidentit të FSHT z.Ferdinand Sulo, Shefit të Misionit Diplomatik të Algjerisë z.Ridha Nebais, zv/Kryetarit të MAS z.Endrit Hoxha, Sekretarit të Përgjithshëm të FSHT z.Klaus Bardeli, Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH z.Gerti Shima, përfaqësuesve të të gjitha federatave dhe sportistëve pjesëmarrës. Lojërat Mesdhetare Oran 2022 do të zhvillohen në datat 25 Qershor – 6 Korrik 2022. Në këtë eveniment do të marrin pjesë tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë suksese në përfaqësimin e ngjyrave të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi Read More »

“Tennis Junior Festival – JTI’ në Korçë

Falë mbështetjes së International Tennis Federation nëpërmjet programit “JTI – Junior Tennis Initiative”, Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me klubin Tennis Korça organizuan në qytetin e Korçës Festivalin Veror të Tenisit. Fëmijët e qytetit të Korçës u argëtuan me aktivitetet e organizuara, shumë prej të cilëve patën fatin të luajnë tenis për herë të parë. Ky festival do të pasohet nga shumë të tjerë në qyteta të tjera të Shqipërisë.

“Tennis Junior Festival – JTI’ në Korçë Read More »

Mario Zili dhe Linda Deliu fitues të Kampionatit Kombëtar Individual.

Mario Zili dhe Linda Deliu fitues të Kampionatit Kombëtar Individual. Në finale të këtij kampionati për kategorinë Të rritur Meshkuj dolën Mario Zili dhe Martin Muedini. Pas një përballje të fortë fitues me rezultatin 6-3,6-4 u shpall Mario Zili. Në kategorinë Të rritur Femra fituese u shpall Linda Deliu me rezultatin 6-2, 6-0 ndaj finalistes Elonia Gjata. Ky kampionat kishte një organizim të detajuar nën kujdesin e z. Sokol Kaso  (zyrtar i turneut) dhe z. Kleidi Vora (kryegjyqtar), bashkëpunim mes klubit “Tennis Eralb Club” dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Mario Zili dhe Linda Deliu fitues të Kampionatit Kombëtar Individual. Read More »