Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Arbër Dano shpallet finalist në “NSP Open 2025 – Tennis Europe Junior Tour, Category 3”

Tenisti Arbër Dano shpallet finalist në kategorinë Djem Doubles në turneun ndërkombëtar U14 “NSP Open 2025 – Tennis Europe Junior Tour, Category 3”, i zhvilluar këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në finalen e Djem Doubles, Arbër Dano së bashku me partnerin e tij italian, Ianis Alberto Cruceru, zhvilluan një performancë të mirë, duke u renditur në vendin e dytë pas dyshes fitues Davide Dagnino (Itali) & Ivan Pyachura (Rusi) me rezultatin 6-1, 6-3. Në gjysmëfinalen Doubles arritën edhe tenistët shqiptarë si Ditan Mulliqi dhe Anjel Hoxha. Federata Shqiptare e Tenisit i uron tenistëve suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre sportiv.

Arbër Dano përzgjidhet fitues në programin ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026”

Federata Shqiptare e Tenisit ka kënaqësinë të njoftojë se Arbër Dano është përzgjedhur si fitues në kuadër të programit prestigjioz ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025-2026”, një nismë e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Pas një procesi të gjatë dhe të kujdesshëm përzgjedhës dhe takimit në fushë të zhvilluar më 24–25 Qershor në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, Arbëri u dallua për aftësitë e tij teknike, disiplinën, dhe potencialin për zhvillim në nivel ndërkombëtar. Si pjesë e këtij programi, Arbëri do të përfitojë:  Trajnime të avancuara me trajnerë elitarë  Pjesëmarrje në turne ndërkombëtare në disa vende europiane  Mbështetje edukative, psikologjike dhe gjuhësore Udhëtime, akomodim dhe përkujdesje të mbuluara nga organizatorët Federata Shqiptare e Tenisit i uron suksese Arbërit në këtë kapitull të ri të karrierës dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur të gjithë të rinjtë shqiptarë që ndjekin ëndrrën e tyre në sportin e tenisit.

Momente nga “Davis Cup EU IV” në Tiranë

Disa momente nga “Davis Cup EU IV” – Kupa e Botës në Tenis, e cila u zhvillua për herë të dytë në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Shqipëri “National Sport Park”. Kjo ngjarje prestigjioze u bë e mundur falë infrastrukturës moderne dhe përmirësimit të vazhdueshëm të aftësive dhe standardeve organizative të Federatës Shqiptare të Tenisit. Organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm sportiv, për herë të dytë rradhazi në Shqipëri ishin: Klaus Bardeli dhe Albi Sulo.

Ceremonia përmbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit “2025 Davis Cup Europe Group IV” 

Davis Cup Europe Group IV u mbyll me sukses për të dytin vit radhazi në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, duke dëshmuar edhe një herë kapacitetin organizativ të Shqipërisë për të pritur evente ndërkombëtare të nivelit të lartë në sportin e tenisit. Kosova dhe Azerbajxhani promovohen në Grupin III të Europës. Në ndeshjet “Promotion Play-Off”, ekipi i Kosovës mposhti Andorrën me rezultatin 2-1, ndërsa Azerbajxhani mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 2-0. Në fazën grupore, Azerbajxhani fitoi dy ndeshjet e luajtura kundër Andorrës dhe San Marinos (Grupi A), ndërsa Kosova doli fituese në të tre ndeshjet e saj kundër Lihtenshtejnit, Shqipërisë dhe Islandës (Grupi B).  Pavarësisht përpjekjeve, Shqipëria nuk arriti rezultate pozitive, duke humbur përballjet me Kosovën, Lihtenshtejnin dhe Islandën. Në ceremoninë përmbyllëse, e zhvilluar në një atmosferë festive, u shpërndanë medalje për lojtarët, kapitenët dhe trajnerët e ekipeve fituese, Kosovën dhe Azerbajxhanin. Urojmë suksese të mëtejshme për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, si dhe falënderojmë të gjithë personat dhe institucionet e angazhuara në organizimin e këtij eventi të rëndësishëm sportiv në Shqipëri.

Ceremonia hapëse – DAVIS CUP EUROPE IV 2025

U zhvillua ceremonia hapëse e Kupës së Botës në Tenis për Meshkuj “Davis Cup – Europe Group IV 2025”, e cila po mbahet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë veprimtari marrin pjesë ekipet kombëtare të Azerbajxhanit, Liechtensteinit, Andorrës, Kosovës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë. Gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen ndeshje individuale dhe dyshe ndërmjet ekipeve pjesëmarrëse. Ekipi kombëtar shqiptar përbëhet nga lojtarët: Martin Muedini, Mario Zili, Joan Sura, Denis Gaba, dhe kapitenët/trajnerët Përparim Zano dhe Ervin Rota. Të ftuar në ceremoninë hapëse ishin figura të rëndësishme të sportit dhe politikës, ndër të cilët përmendim: Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli. Përfaqësuesin e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), z. Javier Moreno Perez. Përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë, z. Urim Tresa. Presidentin e Federatës Shqiptare të Tenisit, z. Ferdinand Sulo. Ceremonia u drejtua nga Drejtori Organizativ i Davis Cup, z. Albi Sulo, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z. Klaus Bardeli. Të gjitha ekipet u paraqitën në skenë për një prezantim të shkurtër, ku secilit prej tyre iu dorëzua një dhuratë simbolike nga Shqipëria, nga ana e drejtorit organizativ. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues dhe gazetarë të mediave, si dhe shumë dashamirës të sportit të tenisit.  I urojmë shumë fat ekipit tonë kombëtar dhe suksese të gjithë ekipeve pjesëmarrëse!

DENIS GABA shpallet fitues i turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025”

DENIS GABA shpallet fitues i turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025” U16 në garat “Djem Doubles”. Tenisti shqiptar Denis Gaba, në partneritet me tenistin kinez Jinxuan Cheng, triumfoi në finalen e garave “Djem Doubles” duke mundur me rezultatin 6-1, 6-4 dyshen Ilko Malinov (Bullgari) dhe Maksymilian Zurek (Poloni). Me këtë fitore, ata u shpallën fitues të një prej turneve më të rëndësishëm ndërkombëtarë për moshat U16, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gaba ka siguruar gjithashtu vendin në finalen e garave “Djem Singles”, ku do të përballet me tenistin grek Athanasios Zavourgianos.  Një bravo e madhe për tenistin tonë të talentuar Denis Gaba dhe suksese të mëtejshme në vazhdim!

NSP Open 2025 TEJT; Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina

Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina shpallen fitues të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2025” 14&U, Category 3 që u mbajt këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 120 tenistë nga 28 shtete të ndryshme të botës, si: Belgjikë, Francë, Itali, Austri, Turqi, Kazakistan, Izrael etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Bruno Giovanni Condorelli nga Italia Finalist: Zakaria Azzaz nga Franca Vajza Singles Fituese: Anna Kuznetsova nga Ukraina Finaliste: Amina Subkhangulova nga Rusia Djem Doubles Fitues: Bruno Giovanni Condorelli dhe Ruggero Condorelli nga Italia Finalistë: Platon Gripich nga Rusia dhe Temirlan Zhantemirov nga Kazakistani Vajza Doubles Fituese:Serra Hasanbasoglu nga Turqia dhe Cara Nitescu nga Hollanda Finaliste: Anita Furi nga Italia dhe Amina Subkhangulova nga Rusia Të pranishëm në ndarjen e trofeve ishte edhe z. Luigi Mattirolo – Zv. Ambasadori i Italisë në Shqipëri dhe z. Ferdinand Sulo – President i Federatës Shqiptare të Tenisit. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese!

Ares Ferhati gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Tirana Open 2025”

Ares Ferhati gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Tirana Open 2025” 14&U, Category 3 – Tennis Europe Junior Tour që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Ares Ferhati arriti në Gjysmëfinale Doubles pasi së bashku me kolegun e tij Enzo Brito nga Suedia mundën me rezultatin 6-2, 6-1 dyshen Timur Ergun nga Turqia dhe Petar Strumberger nga Serbia. Në gjysmëfinale Ares dhe Enzo u mundën me rezultatin 6-2, 6-3 nga dyshja e tenistëve italianë Matteo Romano dhe Riccardo Torrieri, duke mos kaluar kështu në finale. Gjithsese urojmë Aresin për suksesin e tij deri në Gjysmefinale dhe i urojmë fat në vazhdim!

“Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour 2025” shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”-Category 2, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 80 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Gjermani, Itali, SHBA, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Hedi Ksouri nga Tunizia Finalist: Emir Aitbayev nga Kazakistani Vajza Singles Fituese: Yeva Girnyk nga Ukraina Finaliste: Beyza Nur Atmis nga Turqia Djem Doubles Fitues: Emir Aitbayev dhe Sultan Bakhytkareiuly nga Kazakistani Finalistë: Hedi Ksouri nga Tunizia dhe Matija Radivojevic nga Serbia Vajza Doubles Fituese:Virginia Cereghini dhe Rebecca Carla Francia nga Italia Finaliste: Anastasia Josan dhe Sofia Sturzinschi nga Moldavia I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë kanë filluar ndeshjet kualifikuese të turneut ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe U14 – Tirana Open Junior Tour 2025”-Category 3, në Tiranë.