BJK CUP // Kombëtarja shqiptare e vajzave fitore të shkëlqyer ndaj Kenias

“BILLIE JEAN KING CUP” Kombëtarja shqiptare e vajzave me fitore të shkëlqyer ndaj ekipit kombëtar të Kenias. Ditën e sotme në kampionatin botëror të femrave, ekipi shqiptar i vajzave u përball me ekipin e Kenias duke fituar me rezultatin 2-1 Është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në kampionatin botëror të femrave dhe arritjet e tenisteve tona janë për t’u vlerësuar. Ndërkohë ekipi shqiptar i vajzave zë vendin e dytë në grup dhe është në pritje të shortit që do të përcaktojë përballjen e rradhës, që do ndikojë në rankimin botëror të ekipit tonë. I urojmë suksese të tjera vajzave tona!
BJK Cup // Kristal Dule dhe Rea Qinami fitojnë në përballjen doubles

Kristal DULE dhe Rea QINAMI fitojnë me rezultatin 2-6, 6-4, 6-1 përballjen doubles ndaj dyshes Donika BASHOTA dhe Forta MORINA të Kosovës. Kjo ishte një nga 3 ndeshjet e ekipit shqiptar ndaj ekipit kosovar në Kampionatin Botëror “BILLIE JEAN KING CUP” në Shkup të Maqedonisë së Veriut, përballje e cila u mbyll me rezultatin 2-1 për Kosovën. Ditën e parë të ndeshjeve të këtij kampionati, ekipi ynë fitoi si shkak i skualifikimi të ekipit të Namibisë, ndërsa nesër vajzat e ekipit kombëtar shqiptar do të përballen ndaj ekipit të Kenias në orën 10:00. I urojmë fat dhe sukses tenisteve tona!
Kombëtarja shqiptare e vajzave në kampionatin botëror “BILLIE JEAN KING CUP”

“BILLIE JEAN KING CUP” – Kampionati Botëror i Tenisit për Femra po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në datat 4-10 Korrik 2022. Ekipi kombëtar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami nën drejtimin e kapitenit Sokol Kaso. Shqipëria gjendet në grupin D, së bashku me Kosovën, Namibinë dhe Kenian. I urojmë shumë fat tenisteve tona!
Mbyllet garimi i tenistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Kristal Dule dhe Martin Muedini nuk kaluan dot raundin e parë pas përballjeve me tenistë me rankim të lartë, ndërkohë tenistja Gresi Bajri u mund në raundin e dytë. Të pranishëm në Oran të Algjerisë për të ndjekur ndeshjet e përfaqësuesve shqiptarë ishin Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z.Fidel Ylli, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima, Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit z.Endri Hoxha dhe gjithë delegacioni i KOKSH, trajnerë dhe lojtarë. I urojmë fat dhe suksese tenistëve shqiptarë në garat e tjera ndërkombëtare!
Kristal Dule në finale të turneut rajonal të më të mirëve, në Itali

Kristal Dule në finale të turneut rajonal të më të mirëve, të realizuar në Veneto në Itali më 15 Qershor. Tenistja e kombëtares tonë për të rritur, Kristal Dule arrin të kalojë 4 raunde të këtij turneu kampionësh duke mundur edhe tenisten në krye të rankimit. Mirëpo edhe pse nuk arriti të shpallet kampione, Dule realizoi një përfaqësim tejet dinjitoz. I urojmë shumë suksese të tjera Kristalit!