Martin Bushati dhe Floid Kaso në Gjysmëfinale Doubles të NSP Open 2024 TE Junior Tour

Dyshja e tenistëve shqiptarë Martin Bushati dhe Floid Kaso arrijnë në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar NSP Open 2024 Tennis Europe Junior Tour që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Bushati dhe Kaso mundën me rezultatin 4-6, 6-2, 10-8 dyshen e tenistëve nga Turqia Efe Ariman dhe Emir Berk Buyuakatly, duke kaluar kështu në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me dyshen e bullgarëve Steliyan Darakev dhe Viktor Georgiev. I urojmë suksese në vazhdim tenistëve tanë!
Rea Qinami në Gjysmëfinale të J30 Peja Open ITF WTT Juniors

Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale Doubles të turneut ndërkombëtar J30 Peja Open ITF World Tennis Tour Juniors që po zhvillohet në Kosovë. Rea gjatë këtij kompeticioni arriti deri në çerekfinale të përballjeve Singles pasi mundi me rezultatin 6-1, 6-0 tenisten Andrra Byçi nga Kosova dhe më pas tenisten Deniz Cakil nga Turqia me rezultatin 7-6, (8-6), 6-3. Ndërsa në përballjet Doubles Rea Qinami së bashku me partneren turke Deniz Cakil fituan kundër Milana Rasan-Buha nga Kroacia dhe Sim Sipahioglu nga Turqia me rezultatin 6-3, 6-3, ndërsa në çerekfinale mposhtën dyshen Yasemin Pehlivan nga Turqia dhe Vanya Virmani nga Kanadaja me rezultatin 6-3, 6-0, duke siguruar kështu Gjysmëfinalen. Urojmë tenisten tonë Rea Qinami për përfaqësimin dinjitoz në këtë kompeticion ndërkombëtar!
Tedi Kaso dhe Martin Bushati – fitues të Turneut të Doubles

Tedi Kaso dhe Martin Bushati – fitues të Turneut të Doubles Janë shpallur fituesit e Turneut Dobules të zhvilluar këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club. Dyshja Meshkuj, Tedi Kaso dhe Martin Bushati fituan me rezultatin 6-3, 6-4 ndaj finalistëve Sokol Kaso dhe Shpëtim Hoxha. Suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe urime fituesve!
Korça Tour 2024 shpall fituesit

Alex Prifti dhe Ola Dano rezultojnë fitues të U14 Djem dhe Vajza. Alex Prifti fitoi me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj finalistit Ares Ferhati ndërsa Ola Dano fitoi me rezultatin 2-4, 5-3, 11-9 ndaj finalistes Raina Haxhiu. Në Kategorinë ROG Top i Kuq Djem fitues u shpall Harli Çume dhe finalist Piter Papailia. Në Kategorinë ROG Top i Kuq Vajza fituese u shpall Fabia Maskaj dhe finaliste Moana Tola. Në Kategorinë ROG Top Jeshil Vajza fituese u shpall Siara Tola dhe finaliste Mirabela Lamina. Në Kategorinë ROG Top Jeshil Djem fitues u shpall Kristian Blushi dhe finalist IlianTase. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!
Denis Gaba dhe Nergis Nikprelaj fitues të turneut Shkodra Open

Është përmbyllur turneu “Shkodra Open 2024” me kategorinë U12 dhe U16 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 22-23 Qershor 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Denis Gaba u shpall fitues për Djem U16 dhe finalist Kledi Gaba ndërsa Nergis Nikprelaj u shpall fituese për Vajza U12 dhe finaliste Ajla Zeneli. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!
Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1.

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1. Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mundur ekipin e Azerbajxhanit në përballjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave në Kishinau të Moldavisë (10th-11th Play-Off). Në përballjen e parë në Singles, Rea Qinami mundi me rezultatin 6-3, 6-3 tenisten Lala Eyvazova. Në përballjen e dytë Singles Kristal Dule nuk arriti të mund tenisten Michelle Dzjachangirova me rezultatin 2-6,2-6. Në përballjen Doubles tenistet shqiptare Kristal Dule dhe Rea Qinami mundën me rezultatin e thellë 6-3, 6-0 dyshen e tenisteve nga Azarbajxhani Lala Eyvazova dhe Michelle Dzjachangirova. Një bravo e madhe vajzave të kombëtares sonë!
Alex Prifti shpallet Gjysmëfinalist në Montenegro Cup 2024 Tennis Europe Junior Tour

Alex Prifti shpallet Gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup 2024 Tennis Europe Junior Tour” në Nikshiq të Malit të Zi. Tenisti shqiptar mundi me rezultatin 6-0, 7-6(4) kundërshtarin Adrian Juresko nga Kroacia duke kaluar kështu në gjysmëfinale. I urojmë Alexit suksese të tjera në turnetë pasardhëse!
Lojtarët shqiptarë të U14 në “Montenegro Cup 2024 – Tennis Europe Junior Tour”

Lojtarët shqiptarë të U14, Ares Ferhati, Arbër Dano, Alex Prifti, Anjel Hoxha dhe Glora Bushati po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup 2024 – Tennis Europe Junior Tour” që po zhvillohet gjatë kësaj jave në Nikshiq të Malit të Zi. Rezultatet e para kanë ardhur nga Arbër Dano dhe Alex Prifti të cilët kaluan në roundin e dytë të këtij turneu në përballjet Singles. Gjithashtu Ares Ferhati arrin në Gjysmëfinale në përballjet Doubles. I urojmë shumë suksese në vazhdim lojtarëve tanë!
Klaus Bardeli zgjedhet Anëtar i Komitetit të Zhvillimit në “Tennis Europe”

Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, Klaus Bardeli, zgjedhet Anëtar i Komitetit të Zhvillimit të Tennis Europe. Federata Shqiptare e Tenisit (FSHT) ka kënaqësinë të njoftojë se Sekretari i Përgjithshëm i saj, Klaus Bardeli, është zgjedhur të jetë anëtar i Komitetit të Zhvillimit nga Federata Evropiane e Tenisit “Tennis Europe” për një mandat 4-vjeçar. Kjo është hera e parë që një përfaqësues nga Federata Shqiptare e Tenisit është zgjedhur në një pozicion kaq të rëndësishëm brenda Tennis Europe. Një falenderim i veçantë shkon për drejtuesin e Komitetit, Cem Tinaz, Menaxherin e Përgjithshëm, Maciej Szymonski, si dhe Presidentin e Tennis Europe, Henrik Thorsøe Pedersen, dhe Drejtorin Ekzekutiv, Thomas Hammerl, për mbështetjen dhe besimin e tyre.
Momente nga Ceremonia e “2024 DAVIS CUP EU IV” Tirana, Albania

U zhvillua sot ceremonia hapëse e Kupës Botërore të Tenisit për të Rritur Meshkuj “2024 Davis Cup – Europe IV” që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë aktivitet marrin pjesë ekipet kombëtare të tenisit të Armenisë, Liechtensteinit, Andorrës, Maltës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë, të të rriturve meshkuj. Gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen ndeshje individuale dhe dyshe të këtyre ekipeve. Ekipi shqiptar përbëhet nga lojtarët: Martin Muedini, Daniel Ostap, Joan Sura, Denis Gaba dhe kapitenët dhe trajnerët Përparim Zano dhe Ervin Rota. Të ftuar në ceremoninë hapëse ishin personalitete të sportit dhe politikës por jo vetëm ku përmendim: -Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako -Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha -Përfaqësues i Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Javier Moreno Perez -Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Ceremonia u drejtua nga Drejtori organizativ i Davis Cup Albi Sulo dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, Klaus Bardeli. Të gjithë ekipet parakaluan me flamujt e shteteve respektive përpara fillimit të ndeshjeve të para të këtij kompeticioni. I urojmë shumë fat ekipit tonë kombëtar dhe suksese të gjithë ekipeve pjesëmarrëse!