Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

albanianteam

Ekipi kombëtar i vajzave në “Billie Jean King Cup 2021” Lituani

Pas kampionatit kombëtar, ekipi i kombëtares shqiptare për femra mbërrin në Vilnius, Lituani për ndeshjet e kampionatit botëror të tenisit, Billie Jean King Cup. Ekipi kombëtar për femra përbehet nga lojtaret: Gresi Bajri Kristal Dule Brunilda Mrruku Juna Dani Rea Qinami Gjatë gjithë javës së kaluar i gjithë ekipi përfaqësues i femrave dhe meshkujve janë grumbulluar dhe stërvitur intensivisht në qendrën Kombëtare të tenisit “National Sport Park” nga trajnerë të nivelit të dytë ITF në Shqipëri, z.Përparim Zano dhe z.Albi Sulo me programe të përshtatura për një përfaqësim sa më dinjitoz të kombëtares tonë. Sot pas orës 16.00 shpallet dhe shorti i kombëtares tonë në BJK Cup ku mund të shihet edhe grupi që kombëtarja jonë do të luajë. Federata jonë i uron sa më shumë sukses vajzave të ekipit kombëtar. (Qershor 2021)

Ekipi kombëtar i vajzave në “Billie Jean King Cup 2021” Lituani Read More »

Juna Dani dhe Skerdi Hasa në “Adriatic Ionian Youth Games” – Ancona

Me datë 27 – 29 Shtator 2019 u zhvilluan “Lojërat Rinore Adriatike Joniane” në Ankona, Itali me pjesëmarrjen e 16 vendeve europiane si Austria, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Estonia, Rep. Çeke, Greqia, Polonia, Sllovenia, Italia, Lituania, Rumania, dhe Shqiperia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. 1000 të rinj në 3 ditë me sport, muzikë dhe evente. Ekipi i tenisit përfaqesohej nga Teuta për Bashkinë e Durrësit me lojtarët: Skerdi Hasa dhe Juna Dani. Ky ekip shënoi suksesin më të madh për ekipin shqiptar përfshi të gjithë sportet si: atletika, beach volley, futboll, basketboll, hendboll, regbi, taekwondo etj. Sportisti i Teutës, Skerdi Hasa doli në finale me përfaqesuesin e Polonisë, pasi kaloi duke fituar përballë ekipit të Austrisë me rezultatin 2-1 dhe atë të Bosnje Hercegovinës me rezultatin 2-0. Kjo solli që ky lojtar i talentuar të marrë medaljen e argjendtë, ndërsa Juna Dani të fitojë kupën e Consulation. Urojmë suksese të mëtejshme për këta lojtarë, trajnerin e palodhur Përparim Zanon, Dino Mehmedoviq dhe të gjithë tenistët shqiptarë në evente të tjera sportive të kësaj natyre! (Shtator 2019)

Juna Dani dhe Skerdi Hasa në “Adriatic Ionian Youth Games” – Ancona Read More »

Davis Cup 2019, Ekipi shqiptar në San Marino

Ne San Marino, ekipi kombetar shqiptar i tenisit luan ndeshjen e pare te Kupes Davis kunder ekipit te Lihtenshtein. Nen drejtimin e Kapitenit Genajd Shypheja lojtaret me te mire te saj Elbi Mjeshtri, Martin Muedini, Rajan Dushi gjate gjithe kesaj jave do te sfidojne ne Pool A pervec Lihtenshtejnit, Qipron Islanden dhe Armenine. Megjithse ekipet kundershtare kane lojtare me renditje ATP dhe me pervoje shume te gjate, lojtaret tane te rinj ne moshe jane te motivuar te japin maksimumin e tyre per te permiresuar pozicionin e tyre ne renditjen boterore! Vlen te theksohet se ne ekip jane dy lojtare 17 vjecare dhe nje 19 vjecar te cilet na bejne te shpresojme ne te ardhmen per rritjen e cilesise se sportit te tenisit! Suksese Ekipit tone ne kete aktivitet shume te rendesishem! (Korrik 2019)

Davis Cup 2019, Ekipi shqiptar në San Marino Read More »