Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF WTT Juniors ‘Tirana Open 2024’

Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Tirana Open 2024’, J30 Tirana, për grupmoshën U18, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Zvicër, Itali, Britani e Madhe, Kinë, Austri, Rumani etj. por edhe tenistë shqiptarë si Rea Qinami, Kledi Gaba, Tedi Teferiçi, Denis Gaba.
Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall tenisti grek Odysseas Geladaris me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj tenistit italian Simone Massellani.
Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Emma FulviaWiesenfeld nga SHBA me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj tenistes italiane Beatrice Veltri.
Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën tenistët Odysseas Geladaris dhe Georgios Mitalas nga Greqia me rezultatin 6-3, 4-6, 10-4 ndaj dyshes italiane Alessandro FrancescoLaino dhe Simone Massellani.
Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën tenistet greke Alexandra Panagiotidou dhe Lydia Panagiotidou me rezultatin 7-6(5), 5-7, 10-7 ndaj Daria Raimondo dhe Beatrice Veltri nga Italia.
Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës!

Ndaje me miq