Gresi Bajri dhe Danial Spasov shpallen kampionë të ITF World Tennis Tour Juniors ‘SHKODRA OPEN 2023’.
Është përmbyllur turneu ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2023’ J30 Shkoder, i cili është zhvilluar gjatë datave 19-27 Gusht 2023.
Në finalen e vajzave në singles fituese doli Gresi Bajri nga Shkodra e cila mposhti tenisten nga Italia, Beatrice Veltri me rezultat 6-3 6-3. Ndërsa tek djemtë, Danial Spasov nga Bullgaria arriti ta mposhtë tenistin italian, Marco Bavaro në tre sete 3-6 6-3 7-5.
Në ceremoninë përmbyllëse ishin të pranishëm: nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Rudin Beka, presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit, Klaus Bardeli, përfaqësuesit e Adriatic Tennis Park, Gëzim Galiqi dhe Bled Bilalli të cilët ndanë trofetë për fituesit dhe finalistët.
Një falenderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuan që ky turne i organizuar për herë të parë në Shkodër të realizohet me sukses.