Federata Shqiptare e Tenisit

National Sport Park Open 2024 – Tennis Europe Junior Tour – Category 2

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open 2024 – Tennis Europe Junior Tour – Category 2” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Steliyan DARAKEV nga Bullgaria me rezultatin 6-2, 6-0 ndaj finalistit po nga Bullgaria, Viktor GEORGIEV.

Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja turke Ece SEN me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finaliste Andreea MITRACHE nga Rumania.

Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja bullgare Steliyan DARAKEV dhe Viktor GEORGIEV me rezultatin 6-1,6-2 ndaj dyshes Marc FULWOOD nga Britania e Madhe dhe Alexandre SPANOS nga Greqia.

Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja rumune Andreea MITRACHE dhe Maria MITRACHE, me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj dyshes Boglarka ERTEKES dhe Vivien SZABO nga Hungaria.

I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Ndaje me miq