Federata Shqiptare e Tenisit

Martin Bushati dhe Floid Kaso në Gjysmëfinale Doubles të NSP Open 2024 TE Junior Tour

Dyshja e tenistëve shqiptarë Martin Bushati dhe Floid Kaso arrijnë në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar NSP Open 2024 Tennis Europe Junior Tour që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë.

Bushati dhe Kaso mundën me rezultatin 4-6, 6-2, 10-8 dyshen e tenistëve nga Turqia Efe Ariman dhe Emir Berk Buyuakatly, duke kaluar kështu në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me dyshen e bullgarëve Steliyan Darakev dhe

Viktor Georgiev.

I urojmë suksese në vazhdim tenistëve tanë!

Ndaje me miq