Ne vijim te rolit dhe misionit te tij per trajnimin e Burimeve Njerezore ne sport, KOKSH nepermjet Solidaritetit Olimpik ka mundesuar per Federaten Shqiptare te Tenisit zhvillimin e Kursit Teknik per Trajnere, Niveli I-re.
Ky kurs drejtohet nga Eksperti i Federates Boterore te Tenisit Z.Vitor Cabral dhe do te vijoje deri me 3 maj kur edhe do te certifikohen 20 pjesemarresit. Ky kurs alternon njohurite teorike me ato praktike.
Drejtori i Kursit, ekspert i Federates Boterore te Tenisit, z. Vitor Cabral ka udhehequr grupin e trajnereve duke i dhene edhe ushtrime ne praktike per tu siguruar qe teknikat e shpjeguara jane kuptuar sic duhet.
(Maj 2019)