Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Kursi i trajnerëve për lojtarë garues të nivelit të mesëm dhe të lartë

Zhvillohet për herë të parë në Shqipëri në ambjentet e National Sport Park, Tiranë, “Kursi i trajnerëve për lojtarë garues të nivelit të mesëm dhe të lartë” me pjesëmarrjen e 14 trajnerëve nga Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Kushtet për zhvillimin në kushtet optimale të Kursit janë siguruar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit. Kandidatët do të trajnohen dhe do të vlerësohen në fushat e mëposhtme: Aftësitë/demonstrimi i të luajturit, Leksioni individual, Leksioni në grup, Aftësitë personale, Provimi me shkrim. Në fund të kursit kandidatët do të pajisen me certifikatë e Trajnerit niveli II nga Federatat e vendeve përkatëse në bazë të vlerësimit të Tutorit të Kursit.
Tutor i Kursit është Goran Shevchenko dhe Supervizor i tij është Oficeri i Zhvillimit të ITF për Zonën e Europës, Vitor Cabral.
(22 Tetor – 1 Nëntor 2018)