Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Korça Junior 2021”, turneu i organizuar nga FSHT dhe klubi sportiv “Tenis Korça”

Këtë fundjavë përfundoi Turneu “Korça Junior 2021″në datat 02-03 Tetor 2021, në fushat e Parkut Olimpik në qytetin e Korçës, i organizuar nga FSHT dhe klubi sportiv “Tenis Korça”.
Në këtë turne morën pjesë 35 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U12 dhe U14.
Vendin e parë në U12 për meshkuj e fitoi Alex PRIFTI me rezultatin 7-5, 6-4 kundrejt tenistit Denis GABA.
Vendin e parë në U12 për vajza e fitoi Emili BILALI me rezultatin 7-6(6), 7-6( ndaj tenistes Enki HYSENI.
Vendin e parë në U14 për meshkuj e fitoi Kledi GABA, i cili mposhti tenistin Damjan METHASANI me rezultatin 6-4, 3-6, 7-5.
Vendin e parë në U14 për femra e meritoi Ajri HOXHA e cila fitoi ndaj tenistes Kejsi KALUSHI me rezultatin 7-5, 6-2.
Organizim shumë i bukur nën drejtimin e z. Ervin ROTA (zyrtar i turneut) dhe z. Bati VARFI (kryegjyqtar).
Rezultatet e aktivitetit mund ti ndiqni në: https://courthive.com/t/b4c7bdd0-b5c2-42b4-8764-2c866045d1a5?
Turneu i radhës në kalendarin e aktiviteteve të FSHT është “Albanian Open” për kategorinë ROG dhe ADULT në datat 8-10 Tetor 2021 në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.
(Tetor 2021)