Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Gresi Bajrin, trajnerin Dino Mehmedoviq dhe “Shkodra Tennis Club” për këtë arritje dhe gur kilometrik të shënuar në historinë e tenisit shqiptar. GRESI BAJRI fituese e turneut “Tennis Europe U14” në Shkup të Maqedonise së Veriut ku dhe bëhet tenistja e parë shqiptare që triumfon në një turne që organizohet nga Tennis Europe, dhe kështu shkruan historinë e Tenisit Shqiptar dhe Shkodran.
Në finale u përball me lojtaren nga Serbia Elena Milutinovic ku fitoi me rezultatin 3:6, 6:1, 6:2.
Kjo datë do regjistrohet tek të apasionuarit e tenisit në vendin tonë, dhe Shqiperia bën pjesë në renditjen e shteteve që kanë Kampion në Tennis Europe. Me fitoren në këtë turne me shumë mundesi Gresi do radhitet në Top 100 lojtaret më të mira në Europe të grupmoshes U14 gjë që ishte dhe një objektiv për Gresin dhe Trainerin e saj në fillim të këtij viti dhe kjo është një arritje e madhe për Gresin, per “Shkodra Tennis Club”, Federatën Shqiptare të Tenisit si dhe për Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar.
(Shtator 2020)