Në Antalia të Turqisë, më datë 10-20 Dhjetor 2021, ekipi kombëtar shqiptar i moshave U12 dhe U14 marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga ITF dhe Tennis Europe.
Ekipi kombëtar i moshave U12 vajza dhe djem po merr pjesë në aktivitetin “12&Under ITF/Tennis Europe Training Camp” dhe ekipi kombëtar i moshave U14 vajza dhe djem në “14&Under ITF/Tennis Europe Development Championships”.
Ekipi shqiptar U14 përbëhet nga lojtarët: Ajri Hoxha, Amina Xhaferri, Kledi Gaba, Alex Prifti, të udhëhequr nga trajneri Maksim Prifti.
Ndërsa ekipi shqiptar U12 përbëhet nga: Emeli Bilali dhe Alex Prifti, nën udhëheqjen e trajnereve: Elda Vukatana dhe Nikoleta Peti.
I urojmë suksese dhe përfaqësim dinjitoz!
(Dhjetor 2021)