Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Ekipi kombëtar i Djemve në Davis Cup 2023

Ekipi kombëtar i Djemve në Davis Cup 2023.

️Nga data 18 Korrik deri dje ekipi kombëtar i djemve i kategorisë së të rriturve është grumbulluar në Ulqin të Malit të Zi, në Klubin e Tenisit “Bellevue” si parapërgatitje për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror Ekipor të Meshkujve “2023 Davis Cup Europe Group IV” që fillon sot deri më 29 Korrik 2023 në Ulqin, Mal i Zi.

Shqipëria ndodhet në grupin IV, Pool B, së bashku me: Islandën, Azerbajxhanin dhe Kosovën.
Sot Shqipëria do të përballet me Islandën.

Ekipi kombëtar shqiptar përbëhet nga tenistët: Mario Zili (kapiten/lojtar), Martin Muedini, Nermin Hoxhiç dhe Arbër Sulstarova.

I urojmë shumë suksese ekipit tonë në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.