Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mbërritur që ditën e djeshme në Kishinau të Moldavisë ku po të stërvitet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që fillojnë sot ku Shqipëia do të përballet me Armeninë.
Ekipi shqiptar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Kristal Dule, Rea Qinami dhe Anatereza Guli nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso.
I urojmë shumë suksese ekipit tonë!