Federata Shqiptare e Tenisit

Kursi ITF/OS “Coaching Beginner & Intermediate Players” në Tiranë

Federata Shqiptare e Tenisit ka përfunduar me sukses kursin ndërkombëtar ITF/OS Coaching. Beginner & Intermediate Players, i zhvilluar për disa ditë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Ky kurs u realizua në bashkëpunim me International Tennis Federation (ITF) dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), duke sjellë në Shqipëri një program intensiv me standarde ndërkombëtare. Mbi 20 trajnerë nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në këtë trajnim. Kursi përfshiu 86 orë mësime teorike dhe praktike, të fokusuar në metodikat moderne të trajnimit për nivelet fillestare dhe ndërmjetme. Sesionet u drejtuan nga ekspertët e ITF, Senad Jusufi dhe Edita Liachoviciute, të cilët ndanë përvojën e tyre shumëvjeçare me trajnerët pjesëmarrës. Në përfundim të kursit, trajnerët iu nënshtruan vlerësimeve praktike dhe teorike, pas të cilave u zhvillua ceremonia e certifikimit. Ky program synon forcimin e kapaciteteve të trajnerëve, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zgjerimin e bazës së tenisit në vend, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e talentëve të rinj. Faleminderit ITF dhe KOKSH për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në zhvillimin e tenisit shqiptar.

Është përmbyllur turneu “Shkodra Indoor 2025” për kategorinë ROG dhe U18

Është përmbyllur turneu “Shkodra Indoor 2025” për kategorinë ROG dhe U18 i mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 15-16 Nëntor 2025, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: ORANGE VAJZAT Olea Gjoka Moana Tola ORANGE DJEMTË Kaon Baruti Alan Pelinku GREEN VAJZAT Ksenija Vukelj Aria Simiçia GREEN DJEMTË Alfred Musliji Dario Purlija U18 VAJZAT Iva Camaj Jana Pesic U18 DJEMTË Arber Dano Mal Karakashi Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!

KAMPI STËRVITOR KOMBËTAR U14 2025 

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me ITF (International Tennis Federation) dhe Tennis Europe, organizoi edhe këtë vit Kampin Stërvitor Kombëtar 14&U 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.  Gjatë disa ditëve intensive, kampi mblodhi lojtarë dhe trajnerë të grupmoshës U14 nga e gjithë Shqipëria, të udhëhequr nga trajneri kryesor Përparim Zano, me asistencën e trajnerëve nga qytete të ndryshme të vendit.  Qëllimi i këtij projekti ishte përmirësimi i performancës sportive të lojtarëve për turnetë e ardhshëm, si dhe zhvillimi i sjelljes së tyre sportive, brenda dhe jashtë fushës.  Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë lojtarët dhe trajnerët që kontribuan në suksesin e këtij kampi.

Glora Bushati shpallet fituese e ADRIATIC TENNIS PARK 2025 14&U

Është zhvilluar turneu “Adriatic Tennis Park 2025” për grupmoshën U14 për vajza nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Fituese doli Glora Bushati pasi në finale mposhti tenisten nga Rusia, Nika Kolokolova në fazen e eleminimit. Urime dhe suksese!

Doubles Tournament 2025

Turneu “Doubles Tournament 2025” përfundon me sukses. Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club organizoi turneun “Doubles Tournament 2025” për kategorinë Meshkuj dhe Femra – Doubles/Mixed Doubles, gjatë kësaj fundjave,18-19 Tetor 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Fituesit e kategorive kryesore ishin: -Meshkuj Doubles Fitues: Martin Muedini & Genajd Shypheja Finalistë: Andrian Bleta & Mildon Kumaraku Rezultati: 6-4,6-2 -Femra Doubles Fituese: Ariel Sulovari & Learta Muharremi Finaliste: Juna Këllezi & Lubiana Saja Rezultati: 6-1,6-1 -Miks Doubles Fitues: Burim Çitaku & Learta Muharremi Finalistë: Redin Popa & Elonia Gjata Rezultati: 6-1,6-1 Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!

Arbër Dano përfaqëson Shqipërinë në edicionin ndërkombëtar të Little Tennis Champions 2025-26

Tenisti i ri shqiptar Arbër Dano është përzgjedhur të jetë pjesë e programit ndërkombëtar Little Tennis Champions 2025-26, një nismë e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatat Kombëtare të Shqipërisë, Italisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Programi nisi më 13 korrik në qytetin e Torinos (Itali), ku tenistët zhvilluan një javë trajnimi intensiv në ambientet e Circolo della Stampa Sporting, nën drejtimin e disa prej trajnerëve më të njohur të tenisit europian si Simone Tartarini (trajner i Lorenzo Musettit) dhe Gipo Arbino (trajner i Lorenzo Sonegos). Pas fazës përgatitore, Arbër Dano udhëtoi së bashku me pjesën tjetër të grupit në Annecy të Francës, ku mori pjesë në një turne ndërkombëtar Tennis Europe U14, i zhvilluar nga 19 deri më 26 korrik 2025. Në këtë turne, Arbri kaloi turin e parë, ndërsa u mund në raundin e dytë me rezultat 6-2, 6-2 pas përballjes me një lojtar nga Japonia. Aktualisht, Arbri dhe ekipi ndodhen në Agno, Zvicër, ku po marrin pjesë në një tjetër turne Tennis Europe të kategorisë U16, i përfshirë në kalendarin zyrtar të programit të bursave. Pjesëmarrja në këtë projekt është një mundësi e vlefshme për zhvillimin profesional të Arbër Danos dhe përfitimin e përvojës ndërkombëtare në një mjedis elitar sportiv.

Arbër Dano mbërrin në Torino për të përfaqësuar Shqipërinë në programin ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026”

Tenisti shqiptar Arbër Dano ka mbërritur dje në Torino, Itali, ku do të marrë pjesë në programin prestigjioz “Little Tennis Champions 2025–2026”, një nismë ndërkombëtare e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Ky program synon zhvillimin e talenteve të rinj nga Italia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, përmes eksperiencave unike stërvitore dhe garuese në disa nga qendrat më të njohura të tenisit evropian.  Nga data 13 deri më 18 Korrik, Arbër Dano do të marrë pjesë në një kamp stërvitor për përmirësim taktik në ambientet e Circolo della Stampa Sporting në Torino, nën drejtimin e disa prej trajnerëve më të njohur në skenën ndërkombëtare:  Gipo Arbino – trajneri historik i Lorenzo Sonego  Simone Tartarini – trajneri i Lorenzo Musettit Ky është një hap i rëndësishëm për karrierën e Arbërit. I urojmë shumë suksese në këtë aventurë dhe jemi të sigurt se do të përfaqësojë vendin me dinjitet dhe përkushtim.

Thirrje për pjesëmarrje – Projekti “KAMPIONËT E VEGJËL TË TENISIT 2025-26”

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Federatës Shqiptare të Tenisit dhe organizatës bamirëse “I Tennis Foundation” me seli në Itali, ju njoftojmë për hapjen e thirrjes për aplikim në programin ndërkombëtar të bursave “Little Tennis Champions 2025–2026”. Ky program synon mbështetjen e lojtarëve të rinj të talentuar, të lindur në vitet 2011 dhe 2012, me vendbanim në Shqipëri, përmes një rruge të plotë trajnimi, edukimi dhe zhvillimi sportiv në nivel ndërkombëtar. Programi përfshin gjithashtu Italinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Elementët përfitues të bursës përfshijnë: -Trajnime teknike dhe taktike me trajnerë të mirënjohur në nivel europian -Pjesëmarrje në turne të miratuar nga Tennis Europe -Mbështetje në aspektin edukativ, psikologjik dhe gjuhësor -Pajisje dhe materiale trajnimi të mbuluara plotësisht nga organizatori -Akomodim dhe transport në kuadër të aktiviteteve të programit Afati për aplikim: deri më 22 qershor 2025 Faza përzgjedhëse në fushë në Shqipëri: 25–26 qershor 2025, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Programi fillon në korrik 2025 në Torino dhe përfundon në maj 2026, duke përfshirë aktivitete të shumta trajnimi dhe gara në Itali, Francë, Zvicër dhe Kroaci. Pjesëmarrja në fazën përzgjedhëse është pa pagesë. Për më shumë informacion: www.itennisfoundation.com info@albaniantennis.com #LittleTennisChampions #LTC2025 #TennisForAll #TenisiShqiptar #TalenteTëReja

Ares Ferhati gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Tirana Open 2025”

Ares Ferhati gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Tirana Open 2025” 14&U, Category 3 – Tennis Europe Junior Tour që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Ares Ferhati arriti në Gjysmëfinale Doubles pasi së bashku me kolegun e tij Enzo Brito nga Suedia mundën me rezultatin 6-2, 6-1 dyshen Timur Ergun nga Turqia dhe Petar Strumberger nga Serbia. Në gjysmëfinale Ares dhe Enzo u mundën me rezultatin 6-2, 6-3 nga dyshja e tenistëve italianë Matteo Romano dhe Riccardo Torrieri, duke mos kaluar kështu në finale. Gjithsese urojmë Aresin për suksesin e tij deri në Gjysmefinale dhe i urojmë fat në vazhdim!

Bakiyeva dhe Griguta shpallen fitues të Tennis Europe Junior Tour Shkodra Open 2025

Bakiyeva dhe Griguta shpallen fitues të Tennis Europe Junior Tour Shkodra Open 2025 Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 12&U, Category 2 i mbajtur gjatë datave 24-29 Mars në Adriatic Tennis Park. Në të cilin turne morrën pjesë tenistë nga 22 shtete të ndryshme të botës, të cilët e bënë edhe më të veçantë javën që lamë pas pavarësisht ditëve të gjata me shi. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Ailin Bakiyeva Finalist: Antonia Maria Tudor Boys Singles Winner: Andrei Griguta Finalist: Emir Aitbayev Girls Doubles Winners:Ailin Bakiyeva/Natalija Sulaver Finalists: Antonia Maria Tudor/ Aden Saylan Boys Doubles Winners: Ruan Stefan Coman/ Andrei Griguta Finalists: Maksim Dojchinov/Borislav Atanasov Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese!