Federata Shqiptare e Tenisit

Tenisti shqiptar Denis Gaba është shpallur fitues në garat “Djem Doubles” të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2025” U16, të zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Së bashku me tenistin grek Athanasios Zavourgianos, Denis Gaba fitoi finalen ndaj Nikos Mitropoulos (SHBA) dhe Maksymilian Zurek (Poloni) me rezultatin 7-5, 4-6, 10-6, duke siguruar trofeun e rëndësishëm të këtij turneu.
 Po ashtu, në garat “Djem Singles”, Denis Gaba arriti të kualifikohej deri në çerekfinale, duke treguar një formë shumë të mirë edhe në garat individuale.
Urime për këtë paraqitje të fortë të tenistit tonë, Denis Gaba, i cili po tregon potencial të lartë dhe përfaqësim dinjitoz. Suksese të mëtejshme!

Ndaje me miq