Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors J60 “NSP Open”, i cili u zhvillua nga 20 deri më 27 shtator 2025 në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë.
Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti talente të rinj nga shumë vende të botës, të cilët garuan në disiplina singles dhe doubles, për djem dhe vajza.