Në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U16 vajza dhe djem.
Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Poloni, Itali, Austri, Greqi etj. por edhe tenistë shqiptarë.
Ndër tenistët shqiptar spikat Anatereza Guli e cila ka fituar me rezultatin 6-2, 6-3 ndaj Xhoanna Xhuli nga Polonia dhe përballjen e rradhës e ka me Eleni Chatziavraam nga Greqia.
Tenistë të tjerë shqiptarë pjesëmarrës janë edhe Kledi Gaba, Lionel Boçi, Ariel Sulovari, Arlis Muka, Kevin Dakoli.
I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës, veçanërisht tenistëve shqiptarë!