Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Ares Ferhati shpallet finalist i turneut ndërkombëtar “Bellevue Cup U12 – Tennis Europe”

Ares Ferhati shpallet finalist i turneut ndërkombëtar “Bellevue Cup U12 – Tennis Europe” që u zhvillua në Ulqin, Mal i Zi, në kategorinë Djem Doubles.
Ares Ferhati në dyshe me tenistin Aleksandr Viarsotski arritën deri në finale të këtij turneu ku u mundën nga dyshja Sergey Artemev dhe Andrija Bojovic nga Serbia.
Performanca e tenistit shqiptar ishte tejet e mirë, gjë që i dha çmimin e finalistit.
I urojmë shumë fat në vazhdim Aresit dhe suksese të tjera!