Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri fitues të Albanian Open 2021 Adult

Përfunduan me sukses finalet e kategorisë Adult të turneut ALBANIAN OPEN 2021 ku triumfuan Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri. Përballje të forta mes tenistëve shqiptarë. Rezart Cungu nga Ulqini  mundi në finale Arbër Sulstarovën nga Tirana me rezultatin 6-3, 6-0 ndërsa Gresi Bajri nga Shkodra fitoi me rezultatin 6-1,6-2 ndaj Aja Broqi nga Kosova. (Tetor 2021)

Masters 2019, Fitues Mario Zili dhe Gresi Bajri

Në Qendrën Kombëtare të Tenisit në NSP, përfundoi Turneu më i rëndësishëm për të Rritur MASTERS  2019 (Meshkuj/Femra). Pas një lufte të fortë sportive, turneu u fitua nga Mario Zili i cili mundi Genajd Shyphejan me rezultatin 2-1. Ndërsa për femra, Gresi Bajri mundi me rezultatin 2-0 Brunilda Mrrukun. Turneu mbarte një çmim prej 1500 dollarësh, ku fituesit meshkuj dhe femra ndanë nga 500 dollarë secili, ndërsa finalistët nga 250 dollarë. (Dhjetor 2019)

Kthim i fuqishëm i Kevin Kaceli nga Durrësi

Ai eshte fituesi i tuneut FSHT Masters Final 2018, ku ne finale mundi tenistin nga Tirana, Genajd Shypheja nr 1 te turneut me rezultatin 2-0( 6-2, 7-5). Te dy zhvilluan nje loje spektakolare. U dalluan per loje te bukur edhe gjysem finalistet 16 vjecaret Martin Muedin dhe Rajan Dushi, qe jane premtus me lojen dhe talentin e tyre per te ardhmen e Tenisit Shqiptar. Me kete Turne u mbyll sipari i sezonit tenistik per Vitin 2018. (Dhjetor 2018)