Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

2018

Ekipet U12 dhe U14 – Antalia 2018

Kthehen nga Antalia ekipet kombetare te tenisit te vajzave dhe djemve U14 dhe U12 te cilet moren pjese ne turnete e Tennis Europe per keto mosha duke bere nje figure shume te mire ne konkurimet mes ekipeve te Shqiperise, Azerbaxhanit, Turqise, Maqedonise, Kosoves, etj. Vlen te theksohet rezultati i ekipit double te femrave me lojtaret Juna Dani dhe Grejsi Bajri te cilat zune vendin e 4 duke arritur deri ne gjysemfinale te Turneut. Ndersa rezultatet me te mira ne garat individuale cuan lojtaren nga Shkodra Juna Dani, te rendotet e 8, si dhe lojtaren tjeter te taletuar nga Shkodra Grejsi Bajri, e cila u rendit e 12 nga me shume 32 konkurues. (Prill 2018)

Ekipet U12 dhe U14 – Antalia 2018 Read More »

Kthim i fuqishëm i Kevin Kaceli nga Durrësi

Ai eshte fituesi i tuneut FSHT Masters Final 2018, ku ne finale mundi tenistin nga Tirana, Genajd Shypheja nr 1 te turneut me rezultatin 2-0( 6-2, 7-5). Te dy zhvilluan nje loje spektakolare. U dalluan per loje te bukur edhe gjysem finalistet 16 vjecaret Martin Muedin dhe Rajan Dushi, qe jane premtus me lojen dhe talentin e tyre per te ardhmen e Tenisit Shqiptar. Me kete Turne u mbyll sipari i sezonit tenistik per Vitin 2018. (Dhjetor 2018)

Kthim i fuqishëm i Kevin Kaceli nga Durrësi Read More »

Kursi i trajnerëve për lojtarë garues të nivelit të mesëm dhe të lartë

Zhvillohet për herë të parë në Shqipëri në ambjentet e National Sport Park, Tiranë, “Kursi i trajnerëve për lojtarë garues të nivelit të mesëm dhe të lartë” me pjesëmarrjen e 14 trajnerëve nga Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia. Kushtet për zhvillimin në kushtet optimale të Kursit janë siguruar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit. Kandidatët do të trajnohen dhe do të vlerësohen në fushat e mëposhtme: Aftësitë/demonstrimi i të luajturit, Leksioni individual, Leksioni në grup, Aftësitë personale, Provimi me shkrim. Në fund të kursit kandidatët do të pajisen me certifikatë e Trajnerit niveli II nga Federatat e vendeve përkatëse në bazë të vlerësimit të Tutorit të Kursit. Tutor i Kursit është Goran Shevchenko dhe Supervizor i tij është Oficeri i Zhvillimit të ITF për Zonën e Europës, Vitor Cabral. (22 Tetor – 1 Nëntor 2018)

Kursi i trajnerëve për lojtarë garues të nivelit të mesëm dhe të lartë Read More »